4 të burgosur arratisen nga spitali psikiatrik! Mes tyre edhe një shqiptar

Katër të dënuar janë arratisur nga një institucion mjekësor në Gjermani, ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike apo varësie.Sipas mediave gjermane, ata janë arratisur të shtunën në mbrëmje pak pas orës 21:00 me orën lokale. Katër pacientët e spitalit psikiatrik BKH Lerchenhaid dyshohet se kanë kërcënuar fillimisht me thikë një punonjës të klinikës dhe më pas janë arratisur drejt Alburgut.Policia i ka cilësuar 4 të arratisurit si persona të rrezikshëm, ndërsa ka bërë edhe një përshkrim fizik për secilin prej tyre.