Lidhje


U zhduk pa lënë gjurmë: “Eglant Koçi transportonte para cash nga këmbimi i kriptomonedhave”

Prej 4 qershorit, 35-vjeçari Eglant Koçi rezulton i zhdukur, ndërsa familjarët e tij kanë denoncuar rastin në polici. Për vendndodhjen e tij nuk ka ende asnjë informacion, teksa hetimet vijojnë.

 

Duke folur për këtë rast, gazetari Artan Hoxha tha se Koçi punonte si korrier që transportonte para cash mes pikave të këmbimit të kriptomonedhave. Sipas tij, ai është parë për herë të fundit në zonën e Sheshit Wilson në Tiranë, ndërsa më pas telefoni i tij është fikur dhe çdo kontakt me të është ndërprerë.

Read more ...


Zvërneci, Berisha e thotë hapur: Mbështesim investimin e huaj

Sali Berisha para gazetarëve ka deklaruar sot se ka qenë dhe është dakord që në Zvërnec të investohet. Ai tha se edhe para tre vitesh kur u njoftua se Jared Kushner do të investonte në vendin tonë, ai ka thënë ‘po’ sepse sipas tij, investitorët kishin paratë.

 

“Para tre vitesh, kur u tha se do vinte dhëndri i ish-presidentit Trump në atë kohë, unë kam thënë po. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky, plotësisht dakord. Sepse i ka paratë. Thuhej që fondi saudit janë fondet publike të investimeve, është fond trilionësh dhe natyrisht paratë ishin. Arsyeja bazë pse kam thënë po ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë.

Read more ...


Zbardhet aksidenti i rëndë në Lushnje/ Ndërron jetë vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë, por u përplas nga shpejtësia e lartë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës.

Ernis Xhumari, 43 vjeç, nga Karbunara e Lushnjës, ka mbetur viktimë.

 

Nga informacionet e marra nga gazetari i Top Channel Bledar Korreshi, nga burime në Policinë e Lushnjës, pak para aksidentit 43-vjeçari ka shkuar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor ofendues. Menjëherë pas këtyre manovrave, grupi i gatshëm i Policisë së Lushnjës është vënë në ndjekje.

Read more ...


Rusia godet me raketa rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, ambasadori zbulon gjendjen e shqiptarëve në Ukrainë

Mëngjesin e sotëm, sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur me raketa balistike kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, vetë ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, tregoi se si është gjendja e tij dhe e shqiptarëve që ndodhen në Ukrainë.

 

Ambasadori u shpreh se situata nuk është qetësuar ende, por pas telefonatave të bëra me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje, ai theksoi se ata janë mirë.  “Kjo është një gjë që do të diskutohet së brendshmi me ministrinë ndoshta pak ditë sa për t’u qetësuar, sepse vërtet është shumë stresante, por gjithë trupi diplomatik është kështu edhe ne do të qëndrojmë këtu për të dhënë një sinjal të fortë solidariteti që jemi me Ukrainën dhe që ne kurrë nuk do t’i braktisim ata.

Read more ...


Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të premte, 15 maj, nisjen e zbatimit të ligjit të ri për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore. Masa e re fiskale parashikon lehtësi për tatimpaguesit, duke filluar nga data 10 qershor 2026.

 

Sipas njoftimit zyrtar, tatimpaguesit do të kenë mundësi të përfitojnë nga falje dhe ulje të detyrimeve në disa kategori, në varësi të periudhës dhe pagesës së kryer brenda afateve të përcaktuara.

Read more ...

XS
SM
MD
LG