Lidhje


Tre astronautët kinezë që mbetën në hapësirë janë rikthyer në Tokë

Tre astronautë kinezë, që kishin mbetur të bllokuar për ditë të tëra në stacionin hapësinor kinez Tiangong për shkak të dëmtimeve në anijen e kthimit, u rikthyen sot në Tokë.

 

Astronautët u kthyen pa probleme me një anije tjetër, sipas autoriteteve. Kthimi ishte planifikuar fillimisht më 5 nëntor, pas përfundimit të një misioni gjashtëmujor në stacionin hapësinor kinez.

Read more ...


Një vizitor nga yjet? NASA akuzohet se mban sekrete pamjet e një objekti misterioz

NASA dyshohet se po fsheh imazhe të reja të një objekti enigmatik përtej Sistemit tonë Diellor. Kjo anomali ndëryjore, e zbuluar për herë të parë përmes teleskopëve të përparuar, ofron një mundësi të rrallë për të studiuar vizitorët jashtëtokësorë që kalojnë nëpër lagjen tonë kozmike.

 

Lajmi, i publikuar më 7 nëntor 2025, ka ndezur një debat të gjallë rreth transparencës në eksplorimin e hapësirës. Historia e objekteve të njohura ndëryjore ofron kontekst për të kuptuar objektin aktual misterioz.

Read more ...


Rënia e eksporteve “trondit” Kinën - Pëson tkurrjen më të madhe që nga shkurti, si pasojë e tarifave amerikane

Eksportet e Kinës u tkurrën në tetor, pasi vendi regjistroi një rënie prej 25% të dërgesave drejt Shteteve të Bashkuara. Të dhënat doganore treguan një rënie prej 1.1% të eksporteve globale të Kinës në tetor krahasuar me një vit më parë, niveli më i ulët që nga shkurti. Këto shifra vijnë pas një zgjerimi prej 8.3% në shtator.

 

Dërgesat e Kinës drejt SHBA-së kanë rënë me vlera dyshifrore për shtatë muaj radhazi, ndërkohë që vendi ka diversifikuar tregjet eksportit drejt rajoneve si Azia Juglindore dhe Afrika.

Read more ...


LHSH:Deklaratë në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore

Projektligji për barazinë gjinore, i paraqitur së fundmi nga qeveria dhe i pa konsultuar më parë me të gjithë grupet e interesit, përfshirë këtu edhe komunitetet fetare, krijon hapësira ligjore, të cilat cenojnë konceptet bazë të përbashkëta e të trashëguara të njerëzimit, mbi të cilat është ndërtuar familja dhe jeta shoqërore për mijëra vjet. Në dritën e trashëgimisë tradicionale të kombit tonë dhe jo vetëm dhe të vërtetave fetare, ne pranojmë dhe njohin vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, mashkull dhe femër, burrë dhe grua. Ndërkohë, projektligji i fundit për barazinë gjinore, paraqet një sfidë të thellë konceptuale ndaj këtij rendi natyror dhe moral të shoqërisë. Koncepti i “gjinisë së shumëfishtë” është një manipulim artificial ideologjik dhe një devijim nga rendi biologjik dhe hyjnor dhe shndërrohet në një “stisje” që cenon thelbin dhe vlerat tradicionale të familjes.

Read more ...


Planifikuan vjedhjen e 5 miliardë lekëve nga bankat e shqiptarëve, zbulohet skema e 2 kinezëve

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i fundit i Drejtorisë së Krimit Kibernetik, e cila ka parandaluar një nga skemat më të mëdha të tentativës për vjedhje online në Shqipëri.

 

Dy shtetas kinezë, Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhje të të dhënave personale. Hetimet kanë zbuluar se ata kishin ngritur një skemë të sofistikuar për të falsifikuar faqet e Postës Shqiptare dhe për të vjedhur të dhënat bankare të qytetarëve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG