Lidhje


Mbi 5 mijë flamingo “pushtojnë” Lagunën e Nartës/Një fenomen mbresëlënës!

Në Ditën Botërore të Fotografisë korespondeti i Zërit të Amerikës Raimond Kola ka realizuar disa foto të flamingove (Phoenicopterus roseus), fotografuar sot në Lagunën e Nartës, Shqipëri.Vëzhguesit e zogjve thonë se ditët e fundit grupe të mëdha të flamingove janë vërejtur në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kryesisht në Lagunën e Nartës.

 

Studiuesi Mirjan Topi i tha Zërit të Amerikës se këto ditë është regjistruar numri më i madh i këtij lloji të flamingove që është hasur ndonjëherë në këtë zonë dhe në ndonjë zonë të Shqipërisë me mbi 5000 individë, që përbejnë rreth 4% të popullatës evropiane të këtij lloji. /LAPSI.al

Read more ...


OKB: Gaza në 48 orët e fundit është përballur me sulme të pamëshirshme

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), njoftoi se ushtria izraelite në 48 orët e fundit ka kryer sulme të pamëshirshme në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.Louise Wateridge, zyrtarja e komunikimit e UNRWA-së në Gaza, në një deklaratë për BBC Radyo 4 Today tha: "Rripi i Gazës është përballur me bombardime dhe sulme në mënyrë të pamëshirshme në 48 orët e fundit"."Zonat në Gaza të cilat u emërtuan si humanitare disa ditë më parë, janë bërë tashmë vija e parë e sulmeve ushtarake. Palestinezët në Rripin e Gazës vetëm shpresojnë të mbijetojnë natën mes bombardimeve intensive", shtoi Wateridge.

Read more ...


4 të burgosur arratisen nga spitali psikiatrik! Mes tyre edhe një shqiptar

Katër të dënuar janë arratisur nga një institucion mjekësor në Gjermani, ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike apo varësie.Sipas mediave gjermane, ata janë arratisur të shtunën në mbrëmje pak pas orës 21:00 me orën lokale. Katër pacientët e spitalit psikiatrik BKH Lerchenhaid dyshohet se kanë kërcënuar fillimisht me thikë një punonjës të klinikës dhe më pas janë arratisur drejt Alburgut.Policia i ka cilësuar 4 të arratisurit si persona të rrezikshëm, ndërsa ka bërë edhe një përshkrim fizik për secilin prej tyre.

Read more ...


Fluks i lartë në urgjencën e Durrësit! Shkon në 400 numri i vizitave brenda 24 orëve, mjeku: Ka arritur piku

Këtë verë të nxehtë, urgjenca e Spitalit Rajonal në Durrës po përballet me një fluks të lartë pacientësh.Temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e infeksioneve virale, ndërsa plazhet dhe rrugët e mbushura kanë rritur edhe numrin e të lënduarve nga aksidentet.“Tani ka arritur piku, rreth 350-400 pacientë në 24 orë. Kryesisht janë me gastroenterite, viroza stinore. Është shtuar dhe numri i aksidenteve rrugore. Kemi dhe gjendje lipotemie të pacientëve që nuk hidrohen mirë dhe dalin kur temperaturat e larta janë në maksimum”, tha Gjergj Qerimi-shefi i urgjencës në SRD

Read more ...


Çfarë po i ndodh këtij populli?/Shtatë vetëvrasje brenda dy ditëve!

Një tjetër vetëvrasje raportohet këtë të shtunë në kryeqytet, ku një i ri i ka dhënë fund jetës.Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku 28-vjeçari me iniciale J. M., 28 vjeç u vetëvar në banesë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

 

Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend! Sot në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa në mëngjes, një e moshuar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, ku 78-vjeçarja ndërroi jetë në vend.

Read more ...

XS
SM
MD
LG