Dy fatalitete ndodhën sot në Tiranë, një vetvrasje dhe një aksident me pasojë vdekjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Tiranë. Një 23-vjeçare, dyshohet me probleme të shëndetit mendor dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Teksa një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të enjte. M. S., rreth 68 vjeçe ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.Policia bën të ditur se e moshuara po pastronte dritaren e banesës kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen.