SHBA-ja vendos sistemin ra’ketor anti-ba’listik THAAD në Iz’rael në mes të tensioneve me Iranin
Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se SHBA-ja ka dislokuar sistemin e mbrojtjes kundër raketave balistike “THAAD” në Izrael në mes të tensioneve me Iranin, transmeton Anadolu. Radioja e Ushtrisë Izraelite e përshkroi hapin si pjesë e përgatitjeve për një përgjigje të pritshme izraelite ndaj sulmit të fundit raketor të Iranit.
Ndërsa përshkruhet si dislokimi “i parë” i tillë, SHBA-ja njoftoi një vendosje të përkohshme të sistemit të mbrojtjes raketore në mars 2019 si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta të mbrojtjes. Mbetet e paqartë nëse dislokimi aktual është i përhershëm.