“Zgjidh burg, ose luftë”, të akuzuarit për krime në Rusi vihen përballë dy mundësive
Të akuzuarve për krime në Rusi u ofrohet mundësia që në vend të dënimit me burg të zgjedhin të shkojnë në një operacion ushtarak dhe dënimet e tyre falen. BBC ka zbuluar një rast të tillë ku rreth orës 06:45 më 28 mars, policia mbërriti në shtëpinë e Andrey Perlov pranë Novosibirsk në Siberi.
Ata e akuzuan atë për vjedhjen e rreth tre milionë rubla nga një klub futbolli në Novosibirsk ku ai ishte drejtor menaxhues – ai dhe familja e tij e mohojnë këtë. Perlov, i cili është 62 vjeç, është një fitues i medaljes së artë olimpike, pasi ka fituar garën e ecjes 50 km në 1992.