Lidhje


Nga varësia prej drogës në shërim - një udhëtim shprese dhe transformimi

Një 20-vjeçar nga Prishtina ka bërë me sukses udhëtimin e mundimshëm nga varësia prej drogave deri te shërimi. Për gati katër vjet thotë se ka jetuar në një botë që sot nuk i duket reale - shpesh i çorientuar dhe në ankth. “Më janë çelur sytë. Jam shumë, shumë i lumtur. Vetëm që tre muaj jetoj në botën e vërtetë”, thotë Lumi. Ky emër, atij i është vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për t’ia ruajtur identitetin. Gjatë rrëfimit, ai tregon se gjithçka nisi kur ishte 16 vjeç e gjysmë.

Read more ...


Tronditëse / Shet djalin e tij njëvjeçar për 900 euro, më pas i lë të gjitha në bixhoz: “Kur gruaja u kthye nga puna fëmija nuk ishte aty”

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetin e Tangerang, një qytet që ndodhet në perëndim të Xhakartës, Indonezi. Një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka shitur fëmijën e tij 11 muajsh për të marrë para për lojërat e fatit. Babai organizoi shitjen përmes Facebook, duke gjetur blerës që i ofruan 15 milionë rupi indoneziane (rreth 871 euro).
 
 
Burri veproi pa dijeninë e gruas së tij dhe Policia Metropolitane e Tangerang ka nisur hetimet për të çmontuar rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore të përfshirë në këtë aferë. Shefi i policisë Zain Dwi Nugroho tha se 36-vjeçari kishte gjetur njerëz në Facebook të interesuar për të blerë një fëmijë të vogël dhe më pas u dërgoi atyre një mesazh për të nënshkruar marrëveshjen, raportoi faqja lokale e lajmeve kompas.com.

Read more ...


OJQ-të ndezin alarmin për qendrat e migrantëve në Shqipëri

Pa i kaluar 24 orë në Shqipëri, katër nga 16 migrantët që u dërguan në qendrat e migrimit atje, u rikthyen në Itali- dy sepse ishin të mitur, ndërsa dy të tjerë për shkak të problemeve shëndetësore. “E kemi të parashikuar me marrëveshje që këto raste të mos i pranojmë ne - i merr Italia”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Portit të Shëngjinit, Sander Marashi.

 

Që nga nëntori i vitit të kaluar - kur Italia bëri të ditur se procedurat e azilit për burrat nga shtete “të sigurta” do të transferoheshin në Shqipëri - grupet e të drejtave të njeriut bënë thirrje që kjo marrëveshje të rishqyrtohej.

Read more ...


Ardi Veliu do të meaxhojë prodhimin dhe tregëtinë shtetërore të armëve

Ardi Veliu, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, ka marrë një detyrë të re si administrator i kompanisë shtetërore “KAYO,” e cila është e specializuar në prodhimin dhe tregtinë e armëve dhe municioneve. Kjo shoqëri do të fillojë me një kapital fillestar prej 3 milionë eurosh dhe do të angazhohet gjithashtu në procesin e demilitarizimit të armëve. Pas dorëheqjes së tij nga posti në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në tetor 2023, Veliu do të udhëheqë një sektor të rëndësishëm për sigurinë dhe industrinë e armëve në Shqipëri.

Read more ...


Arabia Saudite punëson mbi 9,000 mësues për edukimin muzikor nëpër shkolla

Në një lëvizje historike që synon riformësimin e peizazhit të saj arsimor, Arabia Saudite ka punësuar mbi 9,000 mësues për të futur arsimin muzikor në shkollat ​​publike në të gjithë mbretërinë. Kjo nismë shënon një ndryshim të rëndësishëm kulturor si pjesë e reformave më të gjera të Vizionit 2030 të vendit, të udhëhequra nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, të cilat synojnë të diversifikojnë ekonominë dhe të modernizojnë shoqërinë duke promovuar artin, argëtimin dhe arsimin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG