Lidhje


Shefja e diplomacisë gjermane akuzon Rusinë për kryerjen e “sulmeve hibride” ndaj shteteve baltike

Ministrja e Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për kryerjen e “sulmeve hibride” në tre shtetet baltike përgjatë kufirit të saj lindor, transmeton Anadolu.

 

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me homologen e saj letoneze, Baiba Braze, ministrja gjermane tha se Gjermania dhe aleatët e saj perëndimor do të forcojnë solidaritetin e tyre me vendet baltike përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia, përkatësisht me Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

Read more ...


Kremlini: Jemi të hapur për çdo lloj dialogu për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për çdo lloj dialogu lidhur me zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, transmeton Anadolu.Në një deklaratë për gazetarët në Moskë lidhur me pyetjen "nëse Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën përmes ndërmjetësuesve?" Peskov tha: "Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin disa herë ka thënë se është i hapur për çdo lloj komunikimi dhe dialogu për arritjen e objektivave të përcaktuar".

 

Sa i përket grumbullimit të ushtarëve ukrainas në kufi me Bjellorusinë, Peskov tha: "Sigurisht që kjo situatë është burim shqetësimi jo vetëm për Minskun por edhe për Moskën".

Read more ...


Interneti për qëllime kulturore, INSTAT: 96% e përdorin për rrjetet sociale

Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë sonë merr pjesë në aktivitete kulturore nëpërmjet teknologjisë të internetit.Aktivitetet online kulturore përfshijnë pjesëmarrjen në rrjete sociale, leximin e gazetave, revistave në internet, komunikimin me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave, revistave, gazetave. 

 

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në vitin 2023, në total 83,1% e popullsisë të moshës 16-74 vjeç kanë përdorur internetin për qëllime të ndryshme.Të rinjtë të grupmoshës 16 deri në 24 vjeç, e përdorën më shumë internetin, për të gjitha aktivitetet kulturore.

Read more ...


Gazetari për rastin e onkologjikut: KLSH-ja nuk e ka bërë punën si duhet

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku foli për skandalin në spitalin Onkologjik, ku mjekët nuk u ofronin shërbim pacientëve me tumor, por i orientonin në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.


Ai tha se mjekët akuzohen vetëm për shpërdorim të detyrës, por sipas gazetarit në dosje flitet edhe për korrupsion. Sipas Ferhatit ky “mega-skandal” do jetë e pamundur për tu mbyllur pa shkuar hetimet edhe më lartë.

Read more ...


Rama heziton të dënojë gjenocidin në Gaza, madje pohon se do ta strehonte një kriminel lufte si Netanyahu nëse do të vinte në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për transmetuesin publik turk "TRT World", ku është pyetur për konfliktin e përgjakshëm mes Izraelit dhe Hamasit, i cili vazhdon pavarësisht apelit ndërkombëtar për armëpushim. Gazetarja Ghida Fakhry e ka pyetur për mundësinë e një urdhri ndërkombëtar arrestimi për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pranon kërkesën për prangosjen e tij.

 

"Për sa kohë që kemi rënë dakord për të pasur këtë trupë drejtësie ka vendime që ne mund ti pëlqejmë ose jo, por ato janë vendime të një trupe gjykuese për të cilën ne kemi rënë dakord. Por nga ana tjetër, nëse ju më pyesni e konsideroj mizore këtë", është shprehur Edi Rama.

Read more ...

XS
SM
MD
LG