Lidhje


Lideri i opozitës izraelite thotë se Netanyahu rrezikon sigurinë kombëtare

Lideri i opozitës izraelite Yair Lapid akuzoi kryeministrin Benjamin Netanyahu për rrezikimin e sigurisë kombëtare dhe tradhti ndaj ushtarëve të vendit, në kohën kur po vazhdon sulmi i ushtrisë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

 

Komentet e opozitarit Lapid erdhën përpara takimit të sotëm të Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme dhe Sigurisë, ku duhet diskutuar një projektligj që ul moshën e lirimit nga shërbimi i detyrueshëm për studentët Haredi yeshiva, i cili do të votohet në leximin e dytë dhe të tretë.

Read more ...


Luftanije ruse në Kubë për manovra të përbashkëta

Një flotë e vogël anijesh luftarake ruse ndodhet në ujërat kubane për manovra të përbashkëta me forcat e armatosura të Kubës. Moska dhe Havana thonë se manovrat nuk paraqesin ndonjë kërcënim për rajonin, por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, Perëndimi po i ndjek ato me kujdes të shtuar. 

Anijet e marinës ruse, fregata Gorshkov dhe nëndetësja bërthamore Kazan, hyjnë në portin e Havanës.Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ato nuk kanë armë bërthamore dhe se vizita nuk përbën kërcënim për askënd.Vëzhguesit e shohin këtë si një përpjekje të Kremlinit për t’i treguar botës se Rusia ka aleatë në Amerikën Latine.

Read more ...


Biden do të ofrojë status ligjor për emigrantët pa dokumente

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të shpallë një program të madh të ndihmës për imigracionin që u jep status ligjor qindra mijëra emigrantëve pa dokumente që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet, transmeton Anadolu.

 

Siç raporton ‘CBC News’ duke u bazuar në burime të njohura me planet, programi do të sigurojë leje pune dhe mbrojtje deportimi për emigrantët pa dokumente të amartuar me shtetas amerikanë.

Read more ...


Profesoresha nga Shkupi: Mos qofshi në lëkurën tonë në fundvit kur përfundohen notat!

Profesoresha e gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin “Rade Jovçevski-Korçagin” në Shkup, Tatjana Aleksiq, në një postim në profilin e saj në Facebook, aludon se periudha është veçanërisht e vështirë për pedagogët që vendosin notat përfundimtare për nxënësit, transmeton lideri.mk.

 

-Pikërisht këtë ditë të fundit të vitit shkollor kur notat janë të mbyllura, po të ishe në lëkurën tonë do të kishe dalë nga ajo dhe do të kishe konstatuar se ne jemi bursë për nota, të shtypura, të shtrënguara dhe të sardisura nga të gjitha anët e mundshme. Faji nuk është te fëmijët, te prindërit dhe mësuesit, por te sistemi që dikton “suksesin” për regjistrimin në gjimnaz dhe fakultet. Derisa të jetë ashtu, do të jetë kështu-për askund. Paçi pushime të mbara, të përdalë(përdalura)”, ka shkruar ajo me tone ironike.

Read more ...


Francë, e djathta ekstreme përgatitet të qeverisë vendin nëse fiton zgjedhjet e parakohshme

Partia Bashkimi Kombëtar e ekstremit të djathtë po negocion me aleatë të mundshëm për të formuar një ekip që mund të drejtojë qeverinë franceze nëse fiton zgjedhjet e parakohshme, duke sjellë përfaqësues nga radhët e saj dhe më gjerë, tha një ligjvënës të enjten për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

Anketat e opinionit publik tregojnë se për herë të parë, partia e zonjës Marine Le Pen mund të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e 30 qershorit dhe 7 korrikut, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Read more ...

XS
SM
MD
LG