Lidhje


"Nuk kishte paralajmërim, vetëm bomba": Dëshmi tronditëse nga masakra në kampin Nuseirat të Gazës

GAZA (AA) - “Ishte si një ditë apokaliptike; të gjithë po iknin dhe rrugët u mbushën me trupa”. Kështu e përshkroi Umm Islam al-Assar, një grua palestineze, situatën në kampin e refugjatëve Nuseirat pas një sulmi vdekjeprurës izraelit, raporton Anadolu.

 

Assar ishte e ulur pranë mbesës së saj në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa për kujdes mjekësor pasi mbesa e saj u plagos rëndë në sulm.“Ajo që ndodhi ishte krejtësisht e papritur”. kujtoi Assar. “Papritmas, dëgjuam shpërthime kudo, me të shtëna me dron që synonin të gjithë”, u shpreh ajo.

Read more ...


Tony Blair para deputetëve të Kosovës: Ne i dhamë fund një makthi, por tani mund të ndërtojmë një ëndërr ndaj nuk pendohem kurrë

Tony Blair, ish-kryeministri britanik, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës për 25-vjetorin e çlirimit të vendit, bëri thirrje për përkushtim ndaj ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për popullin e Kosovës.

 

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili luajti një rol kyç në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, iu drejtua sot Kuvendit të Kosovës me një fjalim të veçantë për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit. Ish-kryeministri britanik ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në çlirimin e saj.

Read more ...


Rekord/ 13.42 milionë kinezë i nënshtrohen Provimit të Pranimit në Universitetin Kombëtar

13.42 milionë të rinj kinezë po i nënshtrohen Provimit të Pranimit në Universitetin Kombëtar të Kinës, i njohur si ‘gaokao’, këtë vit. Ky numër është një rekord që nga rifillimi i diplomimit në Kinë në vitin 1977 dhe këtë vit, 510,000 studentë më shumë po i nënshtrohen provimit, i cili filloi të premten, sesa vitin e kaluar, njoftoi Ministria e Arsimit.

 

Provimi konsiderohet vendimtar për të rinjtë kinezë, me rezultate që përcaktojnë pranimet e tyre në universitet dhe madje formësojnë perspektivat e tyre të karrierës 

Read more ...


Franca çon avionë lufte në Ukrainë, reagon Rusia: Macron do luftë, po përshkallëzon tensionet

Franca planifikon t'i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë ‘Mirage 2000’, në atë që duket të jetë një rritje e rëndësishme e mbështetjes se drejtpërdrejtë ushtarake të vendit për Kievin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për mediat franceze, pikërisht kur presidenti ukrainas Zelenki zhvilloi një vizitë në vend, me rastin e ceremonive përkujtimore, për 80 vjetorin  e D-Day. "Ne do të nisim një bashkëpunim të ri dhe do të shpallim dorëzimin e Mirage 2000, të cilët janë avionë luftarakë francezë dhe do t'i lejojnë Ukrainës të mbrojë tokën e saj, hapësirën e saj ajrore. Duke filluar nga nesër, ne do të nisim një program për të trajnuar pilotët”, tha Macron.

Read more ...


Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, arrestohet edhe shfoferi i ambulancës: Filmoi trupin e viktimës

Shoferi i ambulancës që transportoi trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit është arrestuar nga policia. 31-vjeçari Nevruzi u vra me armë zjarri nga Gerald Shehu, i cili është arrestuar në Greqi.

 

Arrestimi i shoferit të ambulancës u bë pas informacioneve se 62-vjeçari kishte filmuar trupin e pajetë të Nevruzit për t’ia dërguar mediave.

Read more ...

XS
SM
MD
LG