Lidhje


Në Tiranë 150 lekë kg i qepës, në Korçë mijëra kuintal të pashitura (20 lekë kg blihet nga fermeri)

Në Tiranë qytetarët ankohen për çmimet e larta të ushqimeve. Fermeri e shet me 20 kg e qepës në Korçë, kurse në Tiranë shitet nga 100 deri 150 kg. Ky paradoks tregon abuzimin qoftë nga grumbulluesit ashtu edhe nga shteti roli i të cilët për mbrojtjen e prodhimeve vendase lë aq shumë për të dëshiruar saqë situata pas çdo viti po gjithnjë e më shumë dramatike. Mijëra kuintal qepë të pashitura në të gjithë Qarkun e Korçës, veçanërisht në Zvirinë, fshat që ka edhe sipërfaqet më të mëdha me këtë kulturë bujqësore

Read more ...


Gati 1.400 kolonë të paligjshëm i"zraelitë futen në Xhaminë El-Aksa për të shënuar festën Sukkot

Rreth 1.390 kolonë të paligjshëm izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar sot për të festuar festën hebraike Sukkot, transmeton Anadolu. Drejtoria e Vakëfeve Islame të Kudsit tha se kolonët hynë në vendin e shenjtë përmes portës Mughrabi në murin perëndimor të xhamisë nën mbrojtjen e policisë izraelite.

 

Sipas dëshmitarëve, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir iu bashkua kolonëve të paligjshëm në kryerjen e ritualeve talmudike në vend, mes kufizimeve për hyrjen e adhuruesve myslimanë në kompleks.

Read more ...


Mijëra njerëz protestuan në Gjenevë kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe Liban

Mijëra njerëz marshuan në Gjenevë të Zvicrës për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit, raporton Anadolu. Aktivistët u takuan në sheshin Place de Neuve në Gjenevë dhe marshuan në qendër të qytetit.

 

Demonstruesit mbanin flamuj palestinezë dhe libanezë, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza dhe Liban dhe duke i përshkruar ato si gjenocid. Aktivistët kënduan slogane kundër Izraelit anglisht, frëngjisht dhe arabisht dhe kritikuan SHBA-në dhe vendet perëndimore për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar ndaj Izraelit.

Read more ...


Meloni nuk dorëzohet, pas kthimit të 12 emigrantëve në Itali, javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri

Pas 72 orëve qëndrim në Shqipëri, sot 12 emigranët u larguan nga Gjadra drejt Italisë. Ata u moren këtë mengjes nga kampi dhe më pas u bë nisja nga Shëngjini me anijen e rojes bregdetare italiane që udhëtoi drejt Barit. Menjëherë pas nisjes së emigrantëve, mediat italiane kanë raportuar se qeveria nuk do tërhiqet.

 

“Një transferimi i ri pritet këtë javë”, shkruan la Repubblica. Largimi i emigrantëve vjen pas vendimit të Gjykatës së Romës. Ky vendim është marrë në bazë të legjilacionit të Gjykatës Europiane.Sipas vendimit shkelen të drejtat e emigrantëve, pasi ende nuk dihen plotësisht kushtet në të cilat do të mbahen.

Read more ...


Mish, peshk e perime… Turistët erdhën me avion, ushqimet i sollën me traget e kamion

Det, mal, histori e kulturë por edhe për të provuar produktet tradicionale. Janë këto arsyet që nxisin turistët të vizitojnë vende të ndryshme. Në Shqipëri i gjejnë të gjitha, por nëse ndalemi tek ushqimet, ata po konsumojmë produktet e vendit të tyre.

 

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se teksa kemi tentuar të shesim 1 produkt ushqimor në 9 muajt e parë të vitit jashtë vendit, nga ana tjetër rritëm blerjet  me 3 herë në të njëjtën periudhë nga këto destinacione. Duke bërë që një pjesë e madhe e ushqimeve dhe pijeve në markete, tregje, bare e restorante të jenë mallra të huajë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG