Lidhje


BYD-ja kineze tejkalon Teslan në shitje për herë të parë

Gjigandi kinez i automobilave BYD ka kaluar rivalin e tij Tesla në shitjet e makinave për herë të parë në tremujorin e tretë të vitit 2024, transmeton Anadolu. BYD raportoi të ardhura prej 201,1 miliardë juanë kinezë (28,2 miliardë dollarë) nga korriku deri në shtator, duke tejkaluar 25,2 miliardë dollarët e Teslas në të njëjtën periudhë.

 

Gjigandi kinez i automobilave arriti mbi një milion shitje makinash në tremujorin e tretë, duke ofruar 1,1 milion njësi, ndërsa Tesla ka shitur rreth 470.000 njësi.Ndërkohë, vendet perëndimore po ndërmarrin hapa kundër rritjes së eksporteve të automobilave të Kinës. Komisioni i BE-së ka njoftuar tarifa shtesë doganore për importet e automjeteve elektrike nga Kina, kurse SHBA-ja dhe Kanadaja kanë vendosur një taksë 100 për qind për importet e automjeteve elektrike nga Kina.

Read more ...


Gjykata belge urdhëron 49 arrestime në gjyqin Sky ECC, mes tyre edhe shqiptarë

Gjykata penale e Brukselit dënoi 119 persona të martën si pjesë e gjyqit Encro, një nga rastet më të mëdha të drogës në Belgjikë, me dënime deri në 17 vjet burg dhe konfiskime masive. Në atë që mediat e huaja e cilësojnë si çështjen më të rëndë të drejtësisë belge, Gjykata Penale e Brukselit dha 119 dënime të martën pas 16 muajsh zvarritje.

 

Gjyqi Encro ka të bëjë me një organizatë të madhe kriminale të çmontuar falë goditjes së policisë së shërbimeve të mesazheve të koduara Encrochat në 2020 dhe Sky ECC 2021. 124 të pandehur dhe katër kompani u gjykuan në atë që përbën një nga gjyqet kriminale më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Belgjikë.

Read more ...


H"amasi: Goditëm mekanizmat ushtarakë të ushtrisë i"zraelite në Gaza

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftoi se kanë shënjestruar disa mekanizma ushtarakë që i përkisnin ushtrisë izraelite në lindje të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu. Në deklaratën me shkrim të Brigadave Kassam jepen informacione për këtë temë.

 

Një mjet transporti ushtarak i ushtrisë izraelite është goditur nga raketa "Yasin-105" pranë Makbere Sharkiyye në lindje të qytetit të Gazës. Gjithashtu thuhet se në të njëjtin rajon është goditur me eksploziv edhe një xhip i tipit "Hummer" me raketa antitank dhe një buldozer.

Read more ...


Banka i transferoi gabimisht mbi 6 milionë euro, burri nga Turqia i kthen se janë ‘haram’

Kur Özkan Aydik, një punëtor pastrimi 42-vjeçar me banim në distriktin Gölcükler të rrethit Menderes në Turqi, hyri në aplikacionin mobile banking për të paguar faturën e gazit mëngjesin e 23 tetorit, ai pa se ishin 23 milionë e 16 mijë e 393 lira turke (mbi 6 milionë euro) të depozituara në llogarinë e tij.

 

Aydik, i habitur shumë, raportoi menjëherë situatën tek shërbimet e klientëve të bankës.Aydik, i cili donte të mësonte se nga vinin këto para, pasi nuk u dhanë asnjë informacion, shkoi menjëherë në filialin e bankës. Ai i i ktheu të gjitha paratë por përsëri nuk mund të zbulonte se nga erdhi tërë ajo shumë, raportojnë mediat në Turqi.Aydik ka deklaruar se nuk i ka treguar askujt për situatën paraprakisht sepse nuk donte t’i ngatërrohej mendja dhe pasi i ktheu paratë në bankë, ia shpjegoi situatën familjes dhe fqinjit.

Read more ...


“Big One”/ Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë

Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Fotot bien nga muret, objektet fluturojnë nëpër dhomë. Por për njerëzit në bregdet, lëkundjet janë shumë më të këqija, si për ata që jetojnë në Seattle të Uashingtonit. Njerëzit përgjatë bregdetit tani kanë 10 deri në 30 minuta për t’u larguar përpara se një valë gjigante të përfshijë Paqësorin Veriperëndimor. Gjatë një ose dy orëve të ardhshme, cunami përmbyt disa rrugë.

 

Përfundimisht, humbjet totale ekonomike do të kapnin vlerën e mbi 134 miliarda dollarëve, duke e vendosur atë si një nga fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme në historinë e SHBA-së.

Read more ...

XS
SM
MD
LG