Doktori i transformimit plastik Skerdi Faria, shpallet në kerkim për shkak të botoksit të skaduar
I promovuar me emision të vecante nga Blendi Fevziu në Opinion si histori suksesi, Skerdi Faria, doktori i famshëm për transformimin e vajzave dhe grave shqiptare në shimpaze, duke i transformuar me operacione plastike shpallet në kërkim.
Deri tani, policia ka arrestuar Mildon Kumarakun, administratori i kompanisë që merrej me kontrabandën dhe magazinimin e produktit të paligjshëm si dhe dy administratoret e klinikave të kirurgjisë plastike, Xhuliana Mahmuti dhe Denisa Shehaj. Skerdilajd Faria, një nga doktorët më të njohur të kirurgjisë plastike në Shqipëri, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si pjesë e një operacioni të gjerë kundër kontrabandës së botoksit të paligjshëm në qendrat estetike.