Rihapet shkolla e Aviacionit në Vlorë, Rama firmos marrëveshjen me kompaninë i. zraelite

Shkolla e Aviacionit në Vlorë do të rihapet pas 18 vitesh dhe pritet të shndërrohet në një akademi rajonale që do të përgatisë pilotë ushtarakë e civilë dhe kontrollor ajrorë të huaj e shqiptarë. Një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare.
Sot, në qytetin bregdetar është firmosur marrëveshja mes kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve "KAYO", me kompaninë ndërkombëtare të teknologjisë ushtarake "Elbit Systems Ltd", e cila është me bazë në Izrael.
E themeluar në vitin 1966, Elbit Systems është ofruesi kryesor i pajisjeve tokësore të ushtrisë izraelite dhe mjeteve ajrore pa pilot, me fabrika në mbarë botën dhe u shet produktet e saj ushtarakëve të vendeve të ndryshme."Lajm fantastik! Finalizojmë me sukses një marrëveshje të rëndësishme me një nga liderët botërorë në fushën e mbrojtjes. KAYO sh.a dhe Elbit Systems Ltd nënshkruajnë marrëveshjen teknike, duke hapur rrugën për rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas 18 vitesh", shkruan ministri Pirro Vëngu.
KAYO sh.a është kompania shqiptare e armëve e themeluar një vit më parë, për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Në krye të saj ëhstë vendosur ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Si objekt i deklaruar i veprimtarisë së saj në letër është projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, i të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe ato ushtarake, municionet, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake.Pikënisje është marrëveshja mes kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve KAYO, me kompaninë ndërkombëtare të teknologjisë ushtarake Elbit Systems Ltd, e cila është me bazë në Izrael./newsbomb