Kryeparlamentari libanez: Libani nuk dëshiron luftë, por është i gatshëm të mbrohet

Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nebih Berri tha se vendi i tij nuk dëshiron luftë, por se ata janë të gatshëm të mbrohen, transmeton Anadolu.Agjencisë zyrtare libaneze e lajmeve NNA njoftoi se Berri priti në rezidencën e tij "Ayn Tinne" sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe ministrin e Mbrojtjes, John Healey.Berri dhe ministrat britanikë diskutuan mbi tensionet në rritje kohët e fundit midis ushtrisë izraelite dhe Lëvizjes Hezbollah. Berri tha se "Libani nuk dëshiron luftë, por në të njëjtën kohë është i gatshëm të mbrohet".