Lidhje


SI SOT/ Spektakël në sallë, pazar në prapaskenë! Ndarja e miliardave mes PD dhe PS

Tre vite më parë, JOQ publikoi një ndër rastet ku opozita dhe pushteti u kapën në disa më shumë shqiptare të mundshme, bënte një pjesë të mirë të lartë, ndërsa vëllai ka tendera miliardash nga qeveria.

 

Ish-kryebashkiaku demokrat Agron Kapllanaj, ndërsa shfaqej si kritik i zjarrtë i Edi Ramës krah Bashës, pa asnjë problem shihte kompaninë e vëllait të tij, “Shkëlqimi 07”, të fitonte kontratë 2.2 miliardë lekëshe nga FSHZH dhe Dritan Agolli.

 

Ndërsa publiku shihte sherrin politik nga ekrani, në prapaskenë firmosej “dashuria” financiare. Si shumë të tjera, edhe ku ishte një shembull klasik i bashkëpunimit PD–PS, ku përplasjet në sallë ishin vetëm për spektatorët, ndërsa miliardat shpërndaheshin me konsensus.

 

Sot, pas tre vitesh, kujtojmë sesi funksionon politika shqiptare, opozita dhe mazhoranca bëjnë sikur luftojë, por tenderat i bashkojnë drejt paqes financiare. Sot e rikujtojmë këtë histori sepse është më aktuale se kurrë.

 

Ndërsa shqiptarëve u shitet përditë “konflikti i madh” mes PD-së dhe PS-së, faktet tregojnë të kundërtën, kur bëhet fjalë për prokurime publike, dallimet zhduken, flamujt fshihen, dhe ngel vetëm një e vërtetë, të dyja palët dinë të ndajnë thesin me miliarda./joq

XS
SM
MD
LG