Lidhje


Afër 12 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 2024

Bilanci turistik i Shqipërisë në vitin 2024 duket se anon në anën pozitive, me një rritje prej 15.2 për qind të vizitorëve të huaj në raport me vitin paraardhës. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në dhjetor 2024, Shqipërinë e vizituan 11.7 milionë të huaj teksa një vit më parë, për të njëjtën periudhë ishin 10.1 milionë vizitorë.

 

Pas një rritjeje të shpejtë në vitet e post-pandemisë por edhe të qëndrueshme, 2024 edhe pse një vit i mirë, regjistroi për herë të parë shenjat e një lëkundjeje në muaj të caktuar, diçka që erdhi kryesisht si efekt i zhvillimeve të brendshme por edhe të jashtme. Ajo që bie në sy është se dhjetori nuk ka arritur të mbajë të njëjtin ritëm me muajt paraardhës tetor apo nëntor, kur rritja ishte rreth 10 për qind, duke zbritur në 6 për qind që sërish mbetet një rritje e mirë, por më e zbehtë se vjeshta.

Read more ...


Replikë prof. Nevila Nika mbi shtypjen e shqiptarëve dhe ndalimin e gjuhës shqipe në Perandorinë Osmane

Nga Samuel Laze
 
 

E ftuar në një nga studiot televizive me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, prof. Nevila Nika deklaron që: “Ishim një nga popujt më të shtypur që na u ndalua edhe gjuha amëtare. Përpjekjet e atyre burrave dhe grave në fund të shekullit 19 dhe fillimin e shekullit të 20, shënojnë atë mundin e madh që i parapriu momentit të shpalljes së Pavarësisë”. Shkurtimisht dhe në mënyrë të përmbledhur në tri çështje do i japin një përgjigje shkencore dhe logjike znj. Profesoreshë.

 

Çështja e parë: “ishim një nga popujt më të shtypur”

Read more ...


V.jedhje kolosale/“Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam” – Raporti i Kontrollit të Shtetit

“Në vitin 1989-‘90, konsumin më të lartë, e ka pasur familja Hoxha, me rreth 2 tonë mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv. gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5.8 tonë fruta dhe agrume, 1.5 kv lajthi, kikirikë e arra, 1.8 kv. kafe etj.” –

 

Niveli i lartë i korrupsionit është një ndër problematikat kryesore të qeverisjes në këto 34 vite të tranzicionit shqiptar, por rrënjët e këtij fenomeni, janë më herët. Elita drejtuese në komunizëm, Byroja Politike, Komiteti Qendror e të tjerë më poshtë në nivel drejtimi, janë akuzuar vazhdimisht për krimet e tmerrshme që kryen gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia. Për këto krime nuk ka paguar askush, nuk ka madje as një kërkim ndjese, për mijëra viktima të pafajshme të regjimit diktatorial. Krahas krimeve kundër njerëzimit, në Shqipëri ka pasur korrupsion në nivel të lartë, nga Byroja Politike e PPSH-së, të ardhura dhe shpenzime, dhjetëra ose qindra herë më të mëdha, se sa qytetari mesatar në Shqipëri.

Read more ...


Dhimbja e Gaza-s: Një Tragjedi për Historinë dhe Njerëzimin

Shkruan: Hamzi Ibraimi

 

Shekulli XXI, një periudhë e avancimeve teknologjike dhe informacioneve që qarkullojnë me shpejtësinë e dritës, vazhdon të dëshmojë indiferencën globale ndaj tragjedive të shumta njerëzore. Një nga këto tragjedi është situata në Gaza, ku çdo ditë shkatërrohen jetë, shtëpi, spitale dhe shkolla nga bombardimet e vazhdueshme të okupatorit. Në këtë rajon të lashtë dhe të pasur me histori, tragjedia njerëzore dhe lufta për mbijetesë janë kthyer në një realitet të përditshëm.

Read more ...


Fjalimi më antidiplomatik i kryeministrit të Shqipërisë

Nga Shaban Murati
 

Kriteri i parë diplomatik i zgjedhjes për paraqitjen publike dhe përmbajtjen e një fjalimi diplomatik të kryeministrit për marrëdhëniet me një shtet tjetër është se në ç’forum duhet të flasë, çfarë auditori duhet të zgjidhet dhe çfarë e si duhet të thotë, që nga idetë e deri te intonacioni. Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në20 dhjetor 2024 në Prishtinë në të quajturën mbledhja e përbashket e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të kishte dështim më të madh diplomatik. Kryeministri foli jashtë dhe në shkelje të rendit të ditës, foli tema dhe çeshtje, që nuk kishin të bënin me mbledhjen e përbashkët dhe me dy parlamentet, as me bashkëpunimin parlamentar e shtetëror dypalësh dhe nuk kishin të bënin fare as me qeveritë e dy vendeve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG