Lidhje


Deklaratë nga Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Evropianë për vr.asjen e gazetarëve në Gaza

11 gusht 2025/Sot, Shoqata e Gazetarëve Evropianë shpreh dënimin e saj më të fortë për vrasjen e pesë gazetarëve të Al Jazeera-s — përfshirë korrespondentin e njohur Anas al-Sharif — gjatë një sulmi ajror izraelit pranë Spitalit al-Shifa në Gaza City.

 

Vrasja e gazetarëve është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe një precedent i rrezikshëm për sigurinë e atyre që raportojnë nga zonat e konfliktit. Deri më tani, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk kanë paraqitur prova për të mbështetur pretendimet mbi përfshirjen e tyre në aktivitete militante — pretendime që janë mohuar nga Al Jazeera dhe nga organizata të njohura të mbrojtjes së gazetarëve.

Read more ...


Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate. Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë drejt Brukselit. Disa tjerë mendojnë se do të jetë Moldavia – shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat. Mirëpo, përgjigjja e saktë mund të jetë Islanda.

Read more ...


Ishulli i Sazanit: Një territor strategjik apo kartë pazari politik?

Nga Marlind Laçi

 

Gjatë muajve të fundit, debati rreth Sazanit – ishulli i vetëm i Shqipërisë – është intensifikuar dukshëm. Kjo çështje mori hov të ri pas marrjes së detyrës nga Presidenti amerikan Donald Trump, pasi raportohet se Kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur i gatshëm ta transferojë këtë ishull me rëndësi strategjike te dhëndri i Trump-it, Jared Kushner. Një veprim i tillë ka shkaktuar shqetësime serioze në lidhje me sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit.

Read more ...


Ari i përgjakur dhe "dronët humanitarë": Pista e errët e Emirateve në luftën e Sudanit

Prej prillit 2023, Sudani është zhytur në një luftë të përgjakshme midis ushtrisë shtetërore (SAF) dhe forcave paramilitare të njohura si Rapid Support Forces (RSF), të udhëhequra nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo (i njohur si Hemeti). Në sfondin e kësaj lufte të ashpër që ka shkaktuar mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur, gjithnjë e më shumë po zbulohen gjurmët e përfshirjes së aktorëve të huaj – veçanërisht Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA). Thuhet se Sudani ka shumë rezerva ari dhe Emiratet kanë patur interesa të vazhduara në përfitimin ekonomik prej këtyre rezervave .

Read more ...


Zyrtar sirian: Sheiku druz, Hikmet al-Hijri, kërkon autonomi për Suweidën

Një zyrtar i qeverisë siriane deklaroi të dielën se Hikmet al-Hijri, një nga udhëheqësit shpirtërorë të komunitetit druz në provincën jugore Suweida, po kërkon krijimin e një zone me vetëqeverisje në këtë krahinë. Deklarata u bë në një takim me gazetarë, ku zyrtari (që kërkoi të mbetet anonim) foli për situatën humanitare në rajon.

 

Sipas tij, qindra persona janë varrosur në varre masive pa verifikim të identitetit, pas përleshjeve që shpërthyen më 13 korrik. Ai shtoi se dy karvane me ndihma humanitare janë futur në Suweida që nga shpallja e armëpushimit nga presidenca siriane, duke përfshirë furnizime me ushqim, karburant dhe barna. Një karvan i tretë pritet të arrijë të hënën.

Read more ...

XS
SM
MD
LG