Lidhje


Vëllav.rasja |  E vërteta e “10 sekreteve të e.rrëta të Perandorisë Osmane”

Nga Samuel Laze

 

Një artikull pa autor dhe pa asnjë lloj reference i cili ka bërë aleate të gjitha gazetat shqipfolëse(!) po qarkullon duke mbajtur në dorë pishtarin e Donkishotit për të na treguar ne shqiptarëve “10 sekretet më të errëta të Perandorisë Osmane”. Edhe pse sipas parimit “serioziteti ndaj budallallëkut është budallallëk” ky shkrim pa autor mbase meritonte thjesht një injorim, duke qënë se ka fituar popullaritet dhe duke qënë se gazetat kanë marrë komandën e promovimit të tij, për t’i shpëtuar lexuesit e shkujdesur nga një kurth i mirëmenduar vendosëm t’i përgjigjemi në mënyrë shkencore, objektive dhe logjike në artikuj të veçantë.

Read more ...


Kur laicizmi i çartisur 'proto-pellazg' "pllenohet" nga 'proto-kristianizmi' komercial!

 Nga Alban Gorishti

 

Çdo vit në kopshtet dhe shkollat e Shqipërisë zhvillohen rëndom fenomene të cilat cënojnë tërësisht thelbin e laicitetit aq shumë të artikuluar në sferën publike. Zbukurime, këngë, atmosferë “kishtare” të cilat çdo vit tjetërsojnë perceptimin e fëmijëve tanë duke përdorur një arsenal të kamufluar  religjoz brenda një institucioni laik. Edhe këtë vit si prind mu kërkua të sponsorizoja festën e “madhe” të fundvitit që fëmija im të merrte pjesë në këtë “kal troje” të zbukuruar me drera, këmbana dhe kukulla me pamjen e babagjyshit të vitit të ri. Përveç natyrës absolutisht skizofrenike të shfaqjeve që ndërthurin skenat e lindjes së Krishtit me Babadimrin, ajo çka më trishtoi ishte paaftësia e tyre për të respektuar edhe ndjesitë e dikujt me vlera religjoze të ndryshme! Injorimi i përvitshëm kështu bëhet simbol i një imponimi të përsëritur disi më ndryshe, më “bukur”, pasi dritat, muzika religjoze e lidhur me këto data dhe ngjyrat janë arsyetimi më  rëndomtë që përdorin “arkitetektët” e kësaj propagande për të na bindur se është tërësisht diçka “e paqëllimshme”.

Read more ...


Turqia dhe roli i saj strategjik në Shtetet Ballkanike

Shkruan: Hamzi Ibraimi

 

Turqia, një ndër fuqitë më të rëndësishme të rajonit euroaziatik, vazhdon të luajë një rol kyç në zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore të shteteve ballkanike. Politikat vizionare e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan kanë thelluar marrëdhëniet e Turqisë me këtë rajon, duke synuar forcimin e bashkëpunimit reciprok dhe krijimin e një Ballkani më të qëndrueshëm dhe të integruar.


Nën drejtimin e Erdoğan-it, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme aktive dhe dinamike në Ballkan, e cila mbështetet në diplomacinë e butë dhe një rol aktiv në proceset ndërmjetësuese. Hakan Fidan, me përvojën e tij si strateg dhe diplomat, ka sjellë një qasje më pragmatike dhe gjithëpërfshirëse. Turqia, si një anëtare e NATO-s dhe një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, ka promovuar dialogun etnik dhe fetar, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Read more ...


Opsionet e presidentit Trump me Turqinë

Nga Azem Kovaçi

 

Është fakt i pamohueshem që rritja ekonomike, ushtarake dhe prestigji politik i Turqisë në arenën ndërkombëtare në këto 20 vjet të mos ketë shkaktuar kokëçarje nëper koridoret e diplomacisë perendimore veçanërisht. Ekonomikisht Turqia ka patur një rritje të shëndetshme të brendshme ku në dy dekadat e fundit është rritur mbi 900 miliard USD.Tani rradhitet në top 15 ekonomite më të medha në botë dhe gjasat janë që deri në 2030 të jetë në dhjetëshen (top 10 ekonomi). Ka shlyer borxhet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombetar. Ka patur një zhvillim infrastrukturor marremendës dhe vazhdon më tej me plane ambicioze.

Read more ...

XS
SM
MD
LG