“Berishistë dje, lekistë sot”, gazetari akuzon pazarxhinjtë e PD: Çdo shkurre do flasë…

Gazetari pranë PD, Basir Çollaku, njëkohësisht ish-kandidati i Rithemelimit në Dimalka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër ata që sipas tij po përpiqen të bëjnë “makiazh dashurie” në politikë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Çollaku i cilëson disa individë si “qiraxhinj dhe pazarxhinj të vjetër e të rinj”, duke lënë të kuptohet se brenda Partisë Demokratike ka ende njerëz që lëkunden mes interesave personale dhe lojërave politike.