Lidhje


“Stuhitë” shpirtërore të njeriut apo publicistit janë ato që mishërohen tek romanet e Ben Blushit?!

Nga Alban Gorishti 

 

E bëri përsëri! Këto ditë ka dalë në qarkullim romani i ri i Ben Blushit i titulluar “Parajsa Artificiale”, duke i hedhur një sy përshkrimeve të ndryshme të librit nuk e di përse por nuk më habiti aspak ripërsëritja e dilemave dhe “stuhive” intelektive të vjetra të Blushit. Ndaj thashë me vete, e bëri përsëri! Përsëri edhe ky libër sikurse të parët, përtej letërsisë së aty për atyshme, përcjell dukshëm lëkundjet e brendëshme të një personazhi i cili u shqua për letërsinë politike dhe “romanticizmin afetar”. E gjitha kjo ka një shpjegim sepse ndërgjegja laike krijuese e Ben Blushit është ngjizur dhe ushqyer nga sferat e politikës, pikërisht aty ku komploti lind dhe bëhet pjesë e ekzistencës për të gjithë banorët në këtë lloj habitati. 

Read more ...


Anti-muslimanizmi i institucionalizuar në PD

Nga Marlind Laçi
 
 
Edith Harxhi nëpërmjet emisionit 'Zonë e Lirë' shprehet se : "Këto vatra të antisemitizmit që janë krijuar në Europë janë bashkuar me majtistët dhe kanë prodhuar bolshevizëm islamik" Zonja në fjalë duhet të vihet në dijeni se makabritetet ndaj hebrenjve nuk janë kryer në vende me shumicë muslimane por në Europën e krishterë dhe në Rusinë ortodokse duke filluar nga spastrimet etnike ndaj hebrenjve nga Perandoria Romake, nga inkuizicioni në Spanjë, tek pogromet në Rusi e deri tek holokausti i kryer nga Gjermania Naziste.

Një tjetër Trump në politike/ Zbulohet si Barron ndihmoi babain të fitojë zgjedhjet

Barron Trump duket se është një nxënës i shkathët. Në Universitetin e Nju Jorkut, ku ai filloi së fundmi studimet në Stern School of Business, shokët e tij thonë se sa herë që ndonjëri prej tyre e pyet për pikëpamjet e tij politike, (ndoshta të rinj demokratë që kërkojnë një mundësi për të pasur një debat të zjarrtë) ai u thotë atyre shkurt se nuk mbështet asnjë parti.

 

Duke pasur parasysh që Barron studion në një shkollë që të mërkurën organizoi një nga protestat e para anti-Trump, mund të jetë përgjigja e mençur, por pothuajse me siguri nuk është ajo e sinqerta. Ditën e zgjedhjeve, nëna e tij Melania postoi një foto në internet që i kishte bërë 18-vjeçarit Barron në një qendër votimi, së bashku me mbishkrimin: “Votoi për herë të parë, për babin e tij”.

Read more ...


Veliaj vs Balluku/ Hiqen si rivalë, por zhvasin njësoj

Pavarësisht se për Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun egziston një gojëdhënë që ka marrë dhenë publikisht, duke i paraqitur ata si rivalë deri në armiqësi, qëllon që të dy rilindasit të jenë më shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin sesa mendohet. Këtë na e kanë shpalosur më së mirë dy emisione investigative që me një përkim të çuditshëm, u shfaqën në të njëtën mbrëmje të së mërkurës në ora 21 00. I pari “Kronos” në MCN tregonte se si skema  e “5D Konstruksion” nuk qe i vetmi skandal në Bashkinë kryeqytetit ku drejtorët e saj merrni para publike për ti kaluar ato në kompanitë e veta private.

Read more ...


Rivaliteti midis Kinës dhe SHBA-së : "L*uftë" tregtare në të gjitha frontet

"Po kalojmë një kohë të vështirë," u ankua presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në panairin e automjeteve në Paris, i cili filloi të hënën (14 tetor). "Tregu europian po tkurret dhe konkurrenca nga Kina është shumë e fortë”. Prandaj, në kohë si këto, është e nevojshme të mbrohemi, për të zbatuar rregulla të drejta. "Nëse prodhues të caktuar në Kinë marrin subvencione, është normale të vendosen tarifa doganore për të kompensuar. Përndryshe, nuk luhet me rregulla të drejta. Dhe ne e mbështesim këtë", tha kreu i shtetit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG