Lidhje


Sondazhi/ 75% e të rinjve 14-28 vjeç në Shqipëri nuk janë në marrëdhënie romantike

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht nuk preferojnë të jenë në asnjë lloj marrëdhënie romantike, e domosdoshme për krijimin e familjes.

 

Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt-mars 2024, i cili u udhëhoq nga Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” gjeti se rreth 75% e të rinjve të pyetur nuk ishin në një marrëdhënie romantike (74,8 %). Një numër shumë më i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë dhe 6.9% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë.

Read more ...


Reforma, përmirësimi, ndryshimi pozitiv arrihet kur shikon me sytë e zemrës dhe jo vetëm ato të ballit

Nga Alban Gorishti
 
 
Shoh sot disa që kritikojnë qeverinë (Ramën) për mbështetjen e saj ndaj qeverisë gj.enocidiale të i.sraelit. Ku ishin të tillët dje kur përkrahnin politikat "aparteidiale" të ramës , ku ishin ata që sot shkruajnë apo flasin teksa dje debatonin me të gjithë për të mbrojtur propagandën e një "ëndërimtari" të çartisur të rrethuar nga exhinët e arrogancës dhe apatisë shpirtëtore. Ku ishin të tillët kur akoma sot jetojnë nën poltitikat e pabarazisë dhe padrejtësisë sociale teksa dje "qeshnin" dhe komentonin prishjet e shoqërisë (qoftë në sesnsin fizik por edhe etik) nën thirrje për modernizim të gjithçkaje të vjetër por sipas një vizioni totalitar pa gjini dhe pa gjuhë shpirti. Të tillët sot kërkojnë nga "i mbrojturi" i dikurshëm të flasi me gjuhën e shpirtit duke i thënë STOP mbështetjes së aparatit gj.enocidial i.sraelit?! Paksa utopike.

Read more ...


Olsi Rama, si alibi për mëkatet e të vëllait

Për shumkënd ishte i habitshëm dhe jo proporcional një monolog prej 35 minutash i kryemistrit Rama me rastin e deklarimit nga SPAK se vëllai i tij nuk rezultonte i përfshirë në çështjen e trafikiut të kokainës, të njohur si dosja Xibraka. Ndonëse Gazmend Bardhi, njeriu që inicioi verifikimin e implikimit ose jo të Olsi Ramës, e cilësoi qesharake dhe jo përfundimtare deklaratën e prokurorisë, kryeministri ka përfituar nga rasti për t’iu drejtuar qytetarëve me një fjalim të pazakontë, si një alibi patetike për gjithë veprimtarinë e tij politike e njerëzore.

 

Me tonet dramatike, interpretimin me një zë që dridhej dhe sytë që tregonin lëndimin e padrejtë, Edi Rama foli për brengat e prindërve të ndarë nga jeta, për seksualitetin e tij, për skizofreninë e sajuar, akuzat për dhunë në familje e deri tek ajo për atësinë e djalit të tij. Një rrëfim i pakërkuar që, detyrimisht të çonte tek pyetja: pse e gjithë kjo valë viktimizimi patetik, edhe nëse SPAK i kishte dhënë të drejtë vëllait të tij? 

Read more ...


Aktivitetet e Rusisë dhe Kinës e bëjnë Grenlandën më të rëndësishme për SHBA-në

Grenlanda është e rëndësishme nga perspektiva e mbrojtjes me raketa, nga perspektiva hapësinore dhe nga perspektiva e konkurrencës globale - kështu thotë Rebecca Pincus, drejtore e Institutit Polar të Qendrës Wilson dhe ish-këshilltare e Departamentit amerikan të Mbrojtjes për strategjinë e Arktikut. Diskutimet për këtë ishull janë intensifikuar këtë muaj, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta marrë kontrollin e tij nga Danimarka.

Read more ...


Rasti i 63 vjeçares që lindi fëmijë duke çuditur të gjithë dhe identiteti "artificial" i shoqërisë së sotme

Rasti i gjashtëdhjetë e tre vjeçares Flavia Alvaro: ajo solli në jetë një fëmijë, djalin gjenetik të një çifti të ri. Një praktikë që të kujton mëmësinë surrogate, por me fëmijën që mbetet me gruan shtatzënë. Një histori emblematike. Mrekullitë e teknologjisë që ndoshta shpesh bëhen humnera ku shuhet drita e arsyes. "Mrekulli" në sens të kundërt. Ajo quhet Flavia Alvaro, ajo është 63 vjeç në tetor do të jetë 64. Ajo dëshiroi të bëhej nënë edhe pse më afër moshës së gjyshërve. Natyrisht, ngjizja normale është e përjashtuar edhe sepse – siç shihet nga lajmet – duket se Flavia është beqare.

Read more ...

XS
SM
MD
LG