Orët e fundit të Assad/ Si u arratis duke i t.radhëtuar të gjithë

Në fshehtësi të plotë dhe pa thënë asnjë fjalë, Bashar al-Assad i mbajti njerëzit që i rrinin planë në errësirë për planet e tij për t’u larguar nga Siria teksa regjimi i tij ishte në rënie, pas avancimit të rebelëve dhe pushtimit të Damaskut. Ndihmësit, zyrtarët dhe të afërmit e tij mendonin për gjëra krejtësisht të tjera dhe po përgatisnin “vijën e mbrojtjes” pas diskutimeve që kishin bërë me të. Agjencia e lajmeve Reuters ka folur me njerëz shumë pranë ish-diktatorit sirian. Ai po ua shiste të gjithëve si një “përrallë” atë që po ndodhte në vend.
Të shtunën e kaluar, pak orë para se të ikte në Moskë, Assad zhvilloi një takim me rreth 30 shefa të ushtrisë dhe sigurisë në ministrinë e mbrojtjes ku u tha se mbështetja ushtarake ruse ishte rrugës për në Siri ndaj u bëri thirrje forcave tokësore të durojnë. Këtë e konfirmoi një komandant që ishte i pranishëm në mbledhje.