Lidhje


Izraeli sfidon Zotin, do të organizojë festival LGBT në vendin e popullit te Lutit (Sodomës dhe Gomorrës)

Njoftimi për organizimin e një festivali të madh “Pride”-LGBQ pranë Detit të Vdekur, në qershor 2026 nga Izraeli, është paraqitur nga organizatorët si një projekt turistik dhe kulturor ambicioz, një strukturë e përkohshme në mes të shkretëtirës, me skena koncertesh, hapësira relaksi dhe aktivitete 24-orëshe. Në sipërfaqe, kemi të bëjmë me një model të njohur të ekonomisë moderne të eventeve një përzierje e argëtimit, marketingut dhe imazhit ndërkombëtar. Por kur kjo ngjarje vendoset në një hapësirë me ngarkesë të thellë historike dhe fetare, leximi i saj nuk mbetet më një lajm i çfardoshëm.

 

Zona përreth Detit të Vdekur lidhet në traditat monoteiste me rrëfimin e popullit të Lut (Sodoma dhe Gomorra). Në Kuran, kjo histori nuk paraqitet thjesht si një episod i izoluar, por si një model i degradimit shoqëror, një komunitet që kalon nga devijimi individual në normalizim kolektiv, duke refuzuar çdo paralajmërim moral. Ajeti “Ju bëni atë vepër të turpshme (homoseksualizëm) që askush prej botëve nuk e ka bërë para jush” Araf 80, nuk është vetëm një gjykim mbi një akt, por mbi një proces social.

 

Në këtë kuptim, organizimi i një festivali LGBT pikërisht në një hapësirë që përfaqëson këtë kujtesë, krijon një tension interpretimi. Për organizatorët dhe një pjesë të opinionit ndërkombëtar, eventi është shprehje e diversitetit dhe lirisë individuale. Për një tjetër segment, sidomos në botën fetare, ai shihet si një zhveshje e hapësirës nga çdo kuptim moral dhe si një shenjë e një epoke që nuk e konsideron më historinë si paralajmërim.

 

Ky tension nuk është i ri. Ai pasqyron përplasjen mes dy mënyrave të të kuptuarit të botës: njëra që e sheh moralin si të lidhur me shpalljen hyjnore dhe kufijtë e vendosur prej saj dhe tjetra që e konsideron moralin produkt të zhvillimit shoqëror dhe konsensusit kulturor. Në këtë kuadër, festivale të tilla nuk janë vetëm aktivitete sociale, por edhe deklarata identitare. Aq më tepër kur ato lidhen me një popull që pretendon se janë populli i besëlidhjes me Zotin. Teksa pikërisht ky Zoti lëshoi hidhërimin e tij mbi tokën (Detin e Vdekur aty ku ka qenë Sodoma dhe Gomorra) në të cilën ata dëshirojnë të ripërsërisin aktin e kobshëm .

 

Kur’ani thekson se prishja në tokë nuk është vetëm fizike, por edhe morale: “U shfaq shkatërrimi në tokë dhe në det për shkak të asaj që fituan duart e njerëzve” Rum, 41. Në këtë kuptim, padrejtësia sociale dhe devijimi moral nuk janë fenomene të ndara, por pjesë e të njëjtit proces të largimit nga rendi hyjnor.

 

Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash”, një shprehje që në literaturën islame interpretohet si paralajmërim për pasojat e humbjes së kësaj vlere. Kur dhimbja e një populli relativizohet, kur vuajtja e civilëve bëhet statistikë dhe jo thirrje ndërgjegjeje, atëherë kemi të bëjmë me një krizë më të thellë se krizën e njerëzillëkut e kur humbet njerëzillëkun tashmë ke humbur edhe turpin. Ajo që ata i shkaktojnë përditë popullit palestinez është moment testi moral një provë nëse njeriu modern ende e ndien peshën e drejtësisë apo e zëvendëson atë me evente "Pride" si ky. Çdo gjë është e lidhur në kozmologji sikurse çdo gjë është e lidhur edhe në efektet shkak -pasojë të vlerave morale apo shpirtërore.

 

Edhe rrëfimi i Sodomës dhe Gomorrës nuk paraqitet vetëm si dënim për një devijim të caktuar, por si shenjë e një shoqërie që kishte humbur ndjeshmërinë ndaj padrejtësisë dhe shthurjes së përgjithshme (Zanafilla 19). Nëse këto tekste merren seriozisht, atëherë pretendimi për “zgjedhje” nuk është privilegj përjashtimi, por përgjegjësi për të qenë model drejtësie dhe mëshire. Dhe kur realiteti bie ndesh me këtë standard, kontrasti nuk është thjesht politik është moral dhe fetar.

 

Edhe rrëfimi i Sodomës dhe Gomorrës nuk paraqitet vetëm si dënim për një devijim të caktuar, por si shenjë e një shoqërie që kishte humbur ndjeshmërinë ndaj padrejtësisë dhe shthurjes së përgjithshme (Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit.. Zanafilla 19). 

 

Kur një shoqëri sheh vuajtjen e tjetrit dhe zgjedh ta justifikojë, ta minimizojë apo ta shpërqendrojë me spektakël, atëherë kemi hyrë në një fazë të rrezikshme: zhdukjen e njerëzillëkut si kriter moral. Vuajtja e palestinezëve, për shumëkënd, nuk është më thirrje ndërgjegjeje, por çështje narrativesh, statistikash dhe interesash. Kjo është shenja më e qartë e një shoqërie narciziste një shoqëri që nuk mat më të mirën me drejtësinë, por me atë që i shërben vetes. Në këtë klimë, edhe padrejtësia më e rëndë mund të racionalizohet, edhe dhimbja më e madhe mund të banalizohet.

 

Kjo është ajo që e bën paralelizmin të frikshëm, jo thjesht ngjashmëria e veprimeve, por ngjashmëria e mendësisë, një mendësi që e sheh veten si qendër absolute dhe humbet aftësinë për të ndjerë dhimbjen e tjetrit është i "aftë" të festojë "në këmbët e një vullkani në shpërthim". A mund të festosh një akt kaq të kobshëm ndërsa rreth teje digjen jetë njerëzish? A mund të organizosh spektakël kundër çdo vlerë që pretendon se mbart pikërisht aty ku toka mbart kujtesën e paralajmërimit aktiv hyjnor?  Paralajmërim që sikurse ai vend mbart "erën e squfurit" sikurse një vullkan i cili fle me mijëra vjet në pritje të një shpërthimi të frikshëm në një kohë që askush nuk e llogarit. Këtë vetëm një mendësi e mbushur me egocentrizëm dhe narcizizëm mundet ta lejojë. 

 

Në këtë kuptim, “sfida ndaj Zotit” nuk është thjesht slogan, por realitet i heshtur, një botë që nuk e mohon domosdoshmërisht me fjalë Zotin, por jeton sikur Ai të mos ketë më asnjë fjalë mbi të e ky është mohimi (tejkalimi) më i rëndë.

 
 
XS
SM
MD
LG