Lidhje


Sylvinho i jep lamtumirën Shqipërisë: “Shpirti, zemra dhe djersa nuk munguan kurrë”

 

Sylvinho ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, pas thuajse tre vitesh e gjysmë me kuqezinjtë.

 

Në konferencën për mediat, trajneri brazilian deklaroi se cikli i tij me Shqipërinë ka përfunduar, ndërsa falënderoi lojtarët, stafin, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit.

 

“Kemi vendosur që të mbyllim këtë cikël, në të cilin kemi punuar shumë për të përfaqësuar më së miri këtë komb. Më kanë pritur të gjithë shumë mirë. Dua të falënderoj Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Sylvinho.

 

Ai falënderoi gjithashtu presidentin e FSHF-së, stafin teknik dhe futbollistët, me të cilët tha se ka ndarë një rrugëtim të gjatë e intensiv. Sylvinho vlerësoi në mënyrë të veçantë edhe tifozët shqiptarë, të cilët i cilësoi si një burim energjie pozitive për Kombëtaren.

 

Tekniku brazilian kujtoi edhe mesazhin e tij të parë, më 9 janar 2023, kur mori drejtimin e kuqezinjve: “Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë”. Sipas tij, ky parim e shoqëroi skuadrën gjatë gjithë periudhës së tij në krye.

 

Në fund, Sylvinho i uroi suksese trajnerit të ri të Kombëtares dhe e mbylli mesazhin me një falënderim për Shqipërinë dhe shqiptarët.

XS
SM
MD
LG