Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Gjushi i Ramës, d.ënohet për f.alsifikim dokumentesh dhe k.orrupsion
Gjykata speciale shqiptare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjus Dako. Prokuroria Speciale me akuzën e “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, kërkoi 4 vite burg, por për shkak të pëlqimit për procedurë të shkurtuar gjyqësore, atij iu reduktua dënimi.
Dako, i arrestuar në qershor të këtij viti, si kryetar bashkie, në 2011 lejoi ndërtimin e një pallati 11-katësh në Durrës, i cili sipas SPAK-ut ishte nën të gjitha kriteret, kushtet teknike dhe i paligjshëm dhe që pësoi në tërmetin katastrofik të nëntorit. 2019.