Kryebashkiakët hajdutë të 2026-s: 470 miliardë lekë të zhdukura në tendera!
Pushteti vendor po përdor paratë e qytetarëve si letra bixhozi. Në prag të reformës territoriale dhe zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, bashkitë e vendit kanë hedhur në treg një lumë tenderësh, por paratë e investimeve nuk duken askund në terren.
Shifrat e gjashtëmujorit të parë të 2026-ës janë dëshmia më e qartë e paaftësisë dhe e abuzimit me fondet publike pasi mbi 79% e projekteve të buxhetuara kanë ngelur vetëm në letër.