Lidhje


“Fryji faturat që të fitojmë edhe ne”, gazetarja Hoxha zbulon detaje nga dosja e UBT dhe dyshimet për abuzime me tendera: Trajnime për fermerë që s’janë realizuar

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka sqaruar detaje në lidhje me dosjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në sajë të së cilës SPAK lëshoi 24 masa për zyrtarët e këtij institucione, teksa katër prej tyre GJKKO sot i ka lënë në arrest me burg. Gazetarja ka treguar se SPAK ka nisur hetimet në vitin 2022 me dyshimet për abuzimin me tenderat që ndodhin në këtë Universitet.

 

Ka dyshime të arsyeshme sipas dosjes thotë gazetarja, se është bërë abuzim edhe me disa dieta dhe trajnime për fermerët, ku pritet që vërtetohen nëse janë bërë ose jo këto trajnime.

Read more ...


Sponsorizoi Ajola Xoxën/ Ky është ish-fshesari që moi tendera nga Erjon Veliaj

Biznesmeni Sokol Kryeziu, pjesë e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO. Mësohet se biznesmeni do të njihet me masën e sigurisë. Sokol Kryeziu është pronar i kompanisë së ndërtimit Gerard-A.

 

Më herët rezulton se ka punuar si faturino në këtë kompani, më pas si kontrollor deri në momentin që e bleu këtë shoqëri për 33.4 mln lekë. Kryeziu që nga viti 2017-2018 del se ka punuar si fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit dhe në vijim si punëtor ngarkim-shkarkimi në shoqërinë ‘Alb TECH PLAST.

Read more ...


11 maji/ “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma “Thurje” zyrtarizojnë të premten koalicionin

Dy partitë e reja, Nisma “Thurje” dhe lëvizja “Shqipëria bëhet” do të garojnë së bashku me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

 

Drejtuesit e këtyre forcave politike, Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe emra të tjerë, ditën e premte do të jenë para medias për të shpallur koalicionin e tyre.

Read more ...


Aktori Gaz Paja shkon në SPAK, "investitorit strategjik" i sekuestrojnë celularin

SPAK i sekuestroi celularin, por aktori u përgjigj me humor pas daljes se ‘ishte në kafe me prokurorin dhe pa dashje mori telefonin tim dhe më dha të tijin!’.  Aktori i humorit Gaz Paja, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

 

I njohur edhe si investitor strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi, ai është parë mëngjesin e sotëm, 27 Shkurt, teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë. Aktori i humorit  është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PS është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Read more ...


Skandali i mandarinave, pesticidi që Anila Denaj lejon në Shqipëri të çon deri në koma

Pavarësisht rrezikut të madh për shëndetin publik, 21 ton mandarina të mbushura me pesticidin e ndaluar Fosmet dyshohet se u shitën në tregun shqiptar, në vend që të asgjësoheshin siç pretendonte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Ky skandal tregon dështimin total të institucioneve shtetërore, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë të drejtuar nga Anila Denaj dhe AKU-në e drejtuar nga Fatlli Adilaj në Berat.

 

Mandarinat u kthyen nga Kroacia pasi u zbulua niveli i lartë i Fosmetit, një pesticid i ndaluar në BE dhe SHBA për shkak të rrezikut të tij të madh për shëndetin. Megjithatë, në vend që të asgjësoheshin, ato u futën në treg me ndihmën e një inspektori të korruptuar të AKU-së, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG