Kryediplomati rus Lavrov takon homologun e tij kinez Wang Yi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, transmeton Anadolu.Sipas një deklarate të bërë nga ministria e jashtme ruse, thuhet se Lavrov u takua me Wang në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BRICS që mbahet në qytetin, Nizhny Novgorod të Rusisë
Duke shprehur kënqësinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieeve dypalëshe të partneritetit strategjik në një mjedis me turbulenca globale në rritje, ministrat shkëmbyen pikëpamje gjithëpërfshirëse rreth situatës aktuale dhe pritshmërive për zhvillimin e mëtejshëm të BRICS.