Lidhje


Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara voton për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të martën për të vendosur sanksione kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP) në përgjigje ndaj kryeprokurorit të saj që kërkon urdhër-arresti kundër udhëheqësve izraelitë.Projektligji u miratua përgjatë linjave dypartiake me një votim 247-155, të cilit iu bashkuan 42 demokratë, pavarësisht kundërshtimit nga Shtëpia e Bardhë.

 

Akti i Kundërveprimit të Gjykatave të Paligjshme do të kërkonte sanksione të detyrueshme dhe kufizime vizash për çdo person të huaj që punon ose siguron fonde për GJNP-në në ndjekjet penale kundër SHBA-së, Izraelit ose çdo aleati tjetër të SHBA-së që nuk është palë e GJNP-së.

Read more ...


Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për formimin e komitetit ekonomik JETCO

Kosova dhe Türkiye në Ankara kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të krijuar Komitetin e Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), raporton Anadolu.

 

Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, në një takim në Ankara diskutuan mundësitë e reja të tregtisë dhe investimeve.

Read more ...


SHBA nuk mbështet përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundër Rusisë

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) tha se nuk mbështesin që kundër Rusisë të përdoren sistemet e armëve me rreze të gjatë që i janë dhënë Ukrainës, transmeton Anadolu."Nuk mbështesim përdorimin e aftësive të goditjes me rreze të gjatë kundër Rusisë. Por, municionet, sistemi multi-raketahedhës i lehtë (HIMARS) dhe gjëra të ngjashme po", deklaroi zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh në konferencën për media në pyetjen se për cilat sisteme të armëve nuk ka miratim që të përdoren nga Ukraina.

Read more ...


Biden e sheh Hamasin si “pengesa e vetme” për të arritur marrëveshjen e Gazës, thotë Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ka thënë Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani se Hamasi është pengesa e vetme për një marrëveshje armëpushimi në Gaza me Izraelin dhe i ka kërkuar atij që të bëjë presion ndaj grupit për ta pranuar atë.

 

Biden "pohoi se Hamasi është tani e vetmja pengesë për një armëpushim të plotë" dhe "konfirmoi gatishmërinë e Izraelit për të ecur përpara" me kushtet që ai përcaktoi javën e kaluar, tha Shtëpia e Bardhë në një trankriptim të një telefonate midis dy liderëve të hënën.

Read more ...

XS
SM
MD
LG