Partia e Melonit padit për shpifje autorin e emisionit “Report” në Rai3, kërkojnë 50 mijë euro dëmshpërblim

Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, “Fratelli d'Italia”, ka paditur për shpifje autorin e emisionit “Report” në Rai3, Giorgio Mottola, me një kërkesë për dëmshpërblim mbi 50 mijë euro.
Sipas La Republica padia vjen lidhur me episodin “mafia me tre koka”, ku u tha se krerët e grupeve kriminale në Itali Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, kanë hyrë në kontakt me disa politikanë të shquar të partisë së Melonit.