Tuesday, 23 July 2024 17:37
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka thënë familjarëve të pengjeve që po mbahen në Gazë se mund të jetë afër arritja e një marrëveshjeje për lirimin e tyre, njoftoi Zyra e kryeministrit izraelit, teksa lufta në enklavën palestineze po vazhdon.
Forcat izraelite po vazhdojnë operacionet e tyre në jug, në Han Junis, pasi urdhëruan civilët të evakuohen nga disa qarqe të këtij qyteti që thanë se po përdoren për të kryer sulme nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Read more ...
Tuesday, 23 July 2024 16:56
Numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në zonën Gofa në jug të Etiopisë u rrit në 146, konfirmoi të martën një zyrtar i qeverisë lokale, transmeton Anadolu.Në një deklaratë thuhet se teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar numri i të vdekurve mund të rritet. Fatkeqësia, e cila mori jetën e shumë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë, ndodhi në zonën e largët."Të paktën 96 burra dhe 50 gra, përfshirë fëmijë, humbën jetën në fatkeqësi", tha përfaqësuesi i qeverisë Zonal dhe kreu i komitetit të fatkeqësive, Habtamu Fetena.
Read more ...