Trump thotë se ka zhvilluar telefonatë "produktive" me Putinin: "Jemi dakord të ndalojmë v.dekjet në l.uftën Rusi-Ukrainë"

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ka zhvilluar një bisedë “të gjatë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.“Ne diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe tema të tjera”, tha Trump në Truth Social.
Ai tha se kanë folur për pikat e forta të kombeve të tyre dhe “përfitimin e madh” që një ditë nga bashkëpunimi.“Por së pari, siç u pajtuam të dy, ne duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën Rusi-Ukrainë. Presidenti Putin madje përdori moton time shumë të fortë të fushatës: ‘Sensi i përbashkët’. Ne të dy besojmë shumë në të”, tha Trump.