Putin: Padrejtësia historike ndaj popullit palestinez duhet korrigjuar

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se situata në Lindjen e Mesme është përkeqësuar ndërsa korrigjimi i padrejtësisë historike ndaj popullit palestinez mund të garantojë paqen në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu. Putin foli në takimin e "Zgjeruar BRICS+" në Samitin e Liderëve të BRICS-it të mbajtur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tataristanit të Federatës Ruse.
Duke thënë se kalimi në një rend botëror më të drejtë nuk është i lehtë, Putin tha se "Formimi i këtij procesi pengohet nga forca që janë mësuar të mendojnë dhe të veprojnë me logjikën e dominimit të gjithçkaje".