Iraku ankohet në OKB kundër Izraelit për shkeljen e hapësirës ajrore

Qeveria irakiane paraqiti ankesë deri te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Këshilli i Sigurimit te OKB-së kundër Izraelit i cili shkeli hapësirën ajrore të Irakut gjatë sulmit ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i qeverisë irakiane, Basim al-Awadi në një deklaratë me shkrim tha se ata i kanë dërguar një notë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe KS-OKB-së, në të cilën ankohen për Izraelin, i cili shkeli hapësirën ajrore të Irakut gjatë sulmit ndaj Iranit më 26 tetor.