Putin fton Zelenskyn për bisedime në Rusi: Të premtoj do të jesh i sigurt
Presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyt të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të ofrojë siguri për udhëheqësin ukrainas. Duke folur në forumin ekonomik në Vladivostok, udhëheqësi rus ka vazhduar të diskutojë luftën e tij në Ukrainë.
Aktivistja shqiptare pro-Palestineze në rrezik për jetën pasi kaloi tre javë në grevë urie në burg në Britani
Familja e një të burgosureje shqiptare në Peterborough të Londrës ka ngritur alarmin për shëndetin e saj, për shkak të grevës së saj tre-javore të urisë. Teuta Hoxha është një nga personat që mbahen të ndaluar për lidhjet e saj me Palestine Action, një rrjet britanik pro-palestinez i krijuar për të qenë aktiv në thirrjen për t'i dhënë fund luftës në Gaza.
Ky grup dyshohet se ka hyrë me forcë në fabrikën Elbit Systems, një kompani izraelite prodhimi armësh, në Filton të Mbretërisë së Bashkuar, në gusht të vitit të kaluar. Dëmi që shkaktuan besohet të ketë qenë me vlerë mbi një milion paund. Në atë kohë, u arrestuan 24 persona, përfshirë Hoxhën.
Turqia do ta tejkalojë Francën me aeroplanmbajtësen e saj të re
Një artikull i publikuar të martën përmendi shpalljen zyrtare të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan javën e kaluar në lidhje me projektin e Aeroplanmbajtëses Kombëtare, gjatë TEKNOFEST-it, festivalit më të madh në botë për aviacionin, hapësirën ajrore dhe teknologjinë. Duke e quajtur një “projekt gjigand,” Le Figaro shkroi:
“Aeroplanmbajtësja Kombëtare, e cila do të jetë 285 metra e gjatë, 72 metra e gjerë dhe me një zhytshmëri mbi 60.000 tonë, do të tejkalojë qartazi aeroplanmbajtësen franceze Charles de Gaulle (261 metra e gjatë, 42.500 tonë), krenarinë e Mesdheut,” duke shtuar se Turqia synon të lërë një gjurmë të fortë në mbrojtjen detare me këtë projekt të ri.
Vijon largimi i bluzave të bardha, Gjermania nuk i ndahet mjekëve shqiptarë
Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria është një fenomen që nuk ndalet. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 146 mjekë kërkuan çertifikatën e sjelljes së mirë, prej të cilëve 19 prej tyre mjekë specialistë.
“Viti që ka pasur numrin më të lartë të kërkesave për tërheqjen e çertifikatave ka qenë viti 20 22, 191, ku 30 prej tyre kanë qenë mjekë specialistë. 2023-2024: 147 mjekë, 19 mjekë specialistë dhe ky 6-mujor që përmendëm është 65”, tha Kontilia Rapo, sekretare e përgjithshme, Urdhri i Mjekut.
Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin, nuk shlyhet as huaja 74 mln euro
Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 13.5 miliardë lekë në fund të vitit 2024, ose 135 milionë euro sipas bilancit zyrtar të kompanisë.
Përfshirë dhe interesat bankare në pritje, shuma arrin në 13.7 miliardë lekë.
“Gjatë vitit 2024 ashtu si edhe gjatë vitit 2023, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, për bllokimin e të ardhurave nga shërbimet en route dhe terminal charge, të ofruara nga Albcontrol”, thuhet në përshkrimin e pasqyrave financiare.
Shuma që Albcontrol nuk arrin të arkëtojë po rritet vit pas viti. Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021, u rrit në 6.7 miliardë lekë në vitin 2022 për të arritur në 10.5 miliardë lekë në 2023, dhe 13.5 miliardë lekë në 2024-n.
Këto të ardhura, Albcontrol duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, uljengritje e mbikalime për periudhën 2021-2024 nga Eurocontrol, organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian, me seli në Bruksel.