Gjermani, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në internet shënon rritje
Sipas një studimi të publikuar nga Rrjeti Gjerman i Kompetencës kundër Urrejtjes në Internet, pothuajse një në dy njerëz në Gjermani i janë nënshtruar gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në internet, transmeton Anadolu. Rezultat e studimit ‘Lauter Hass-Leiser Rückzug’ (Urrejtje e zhurmshme-Tërheqje e qetë) u prezantuan në Berlin në një transmetim të drejtpërdrejtë në prani të ministres së Familjes, Lisa Paus. Ato treguan se 49 për qind e popullsisë janë fyer në internet.