Vendet e G7 janë "thellësisht të shqetësuar" nga tensionet në rritje në Lindjen e Mesme
Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 deklaruan se janë "thellësisht të shqetësuar" për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ministrat e jashtëm të vendeve të G7 thuhet se: "Ne, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania, SHBA-ja dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, shprehim shqetësimin tonë të thellë për nivelin e tensionit në rritje në Lindjen e Mesme, i cili kërcënon të shkaktojë një konflikt më të gjerë në rajon".Në deklaratën ku palëve u bëhet thirrje që "të shmangin vazhdimin e ciklit aktual shkatërrues të dhunës hakmarrëse", theksohet se asnjë vend apo komb nuk do të dalë i fituar nga përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në Lindjen e Mesme.