BE ka dhënë 108 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë
Bashkimi Evropian (BE) i ka ofruar gjithsej 108 miliardë euro mbështetje financiare, humanitare dhe ushtarake Ukrainës që nga fillimi i luftës me Rusinë, transmeton Anadolu.Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ndau një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale X në lidhje me mbështetjen që BE dhe vendet anëtare i kanë dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.Duke theksuar se BE-ja ka qenë në anën e Ukrainës që nga dita e parë e luftës, von der Leyen tha: "Si BE dhe shtete anëtare, ne kemi dhënë rreth 108 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën".