Gjermania do të reduktojë ndihmën ushtarake për Ukrainën për shkak të kufizimeve buxhetore
Gjermania planifikon të ulë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën për shkak të kufizimeve të ashpra buxhetore, sipas një raportimi lokal, transmeton Anadolu.Bazuar në planifikimin aktual të buxhetit, qeveria federale nuk dëshiron më t’i ofrojë Ukrainës ndonjë pagesë të re ndihme për arsye kursimi, raportoi gazeta Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS), duke cituar dokumente dhe komunikim me postë elektronike midis ministrive gjermane.Gjermania, e cila është një nga aleatët më të rëndësishëm të Ukrainës në luftën kundër Rusisë që filloi në shkurt 2022, do të ofrojë vetëm ndihmën ushtarake që tashmë është miratuar. Kancelari Olaf Scholz thuhet se ka kundërshtuar çdo miratim të ri të ndihmës ushtarake.