Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër sulmeve izraelite në Rafah
Qindra njerëz u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë të hënën vonë për të protestuar kundër sulmit të Izraelit në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu. Demonstruesit, duke përfshirë OJQ-të dhe studentë të universitetit, mbanin flamuj palestinezë dhe brohoritën kundër presidentit Joe Biden ndërsa në duar mbanin pankarta ku thuhej "Larg duart nga Rafah", "Biden: Rafah është në dorën tuaj-Ndaloni këtë masakër", "Shpëtoni Rafahun", "Ndaloni të gjithë ndihmën e SHBA-së për Izraelin".