BE: Së shpejti do të vendosim nëse do të pezullojmë apo jo marrëveshjen tregtare me Izraelin
Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se BE do të vendosë së shpejti nëse do të pezullojë apo jo marrëveshjen tregtare të bërë me Izraelin, raporton Anadolu. Në një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s që u mbajt në Bruksel, Borrell tha se do të vlerësojnë çështjen e rishikimit të marrëveshjes tregtare me Izraelin të cilën e kanë kërkuar kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, në një letër dërguar presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.