Kush është pakistanezi i paguar nga Irani që planifikoi vrasjen e Trump
Një pakistanez që kishte lidhje me Teheranin, duket se ishte në qendër të një komploti nga Irani për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Ai akuzohet gjithashtu se synonte të vinte në shënjestër edhe politikanë dhe zyrtarë të tjerë të profilit të lartë.Departamenti i Drejtësisë bëri publike të martën akuzat kundër 46-vjeçarit Asif Merchant dhe tha se ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në prill, në kërkim të vrasësve me pagesë. Por sipas kallëzimit penal, komploti dështoi, pasi personi të cilin Merchant e kontaktoi në përpjekje të realizimit të planit, iu drejtua organeve të rendit.