Guterres: Duam armëpushim humanitar në Gaza dhe Ramazani mund të jetë mundësi për këtë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se duan armëpushim humanitar në Gaza dhe se Ramazani mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta arritur këtë, transmeton Anadolu. Duke marrë pjesë në programin e televizionit italian “Nove”, Guterres tha: "Mënyra se si po zhvillohet lufta në Gaza tregon se civilët paguajnë çmimin më të lartë. Kjo është e qartë. Izraeli tha se kjo është luftë kundër Hamasit, jo palestinezëve, por e vërteta është se është kthyer në ndëshkim kolektiv të palestinezëve. Për këtë ne themi 'mjaft më'. Ne duam armëpushim humanitar në Gaza dhe Ramazani mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta arritur këtë".