Lidhje


Çfarë ndodhi në Dubai? Përse tërë këto përmbytje?

Emiratet e Bashkuara Arabe po regjistrojnë shiun më të dendur ndonjëherë pas një stuhie të fortë që goditi vendin ditën e të hënën (15 prill), duke vrarë të paktën një person si dhe duke shkaktuar dëme në shtëpi dhe biznese si dhe duke bllokuar udhëtimin ajror.

 

Sipas ‘Indian express’, shiu ishte “një ngjarje historike e motit” që tejkaloi “çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 1949″ – që ishte përpara se Emiratet e Bashkuara Arabe të themeloheshin.

Read more ...


A po ndërhyn laicizmi francez aty ku nuk i takon?/Vatikani ankohet pasi gjykata franceze vendosi në favor të murgeshës së shkarkuar nga urdhëri fetar

Selia e Vatikanit tha të shtunën se ngriti një notë zyrtare proteste në Francë pasi një gjykatë atje vendosi se një ish-zyrtar i lartë i Vatikanit ishte përgjegjës për atë që gjykata e përcaktoi si përjashtimin e padrejtë të një murgeshe nga një urdhër fetar.

 

Gjykata e Lorient më 3 prill vendosi në favor të murgeshës, Sabine de la Valette, e njohur në atë kohë si Nënë Marie Ferréol. Gjykata lëshoi një denoncim të ashpër të procesit të fshehtë që Vatikani përdori për të nxjerrë jashtë rendit, Dominikanët e Shpirtit të Shenjtë, pas një hetimi të brendshëm.

Read more ...


Presidenti i Kolumbisë akuzon Izraelin për mosrespektim të rezolutës së OKB-së për armëpushim

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka akuzuar Izraelin për mosrespektim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim në Gaza, transmeton Anadolu.

 

Duke përmendur pamjet e sulmit të fundit të Izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza në llogarinë e tij në "X" të dielën, Petro tha: "Ka filluar përsëri. Pas reagimit të fortë ndaj sulmeve të djeshme (të së shtunës), vrasja e fëmijëve dhe shkelja e rezolutës së armëpushimit të KS të OKB-së vazhdojnë. Shumica dërrmuese e njerëzimit dëshiron paqen".

Read more ...


Putin drejtuar SHBA-së: Mos ndërhyni mes Iranit dhe Izraelit! Nëse amerikanët mbështesin Izraelin, ne nuk do rrimë duarkryq

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit.Sipas “Times of India” kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa prej dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit.

 

“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke duke mos bërë asgjë”,- raportohet të jetë shprehur thotë Putin.Më herët, Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Read more ...


Zelensky i lutet Perëndimit për kundërajrorë, Rusia vijon sulmet ajrore

Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur pa rrymë si pasojë e një vale të re sulmesh të mëdha ajrore që Rusia e kreu ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke e nxitur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, t’i lutet përsëri Perëndimit që t’ia japë Kievit sistemet kundërajrore për të cilët ka aq shumë nevojë.

 

Infrastruktura energjetike ishte caku kryesor i sulmeve raketore dhe me dronë nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së enjtes, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.

Read more ...

XS
SM
MD
LG