Lidhje


Trump: Izraeli po humbet luftën e marrëdhënieve me publikun

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli duhet "të mbarojë atë që filloi" dhe se ata po e humbin luftën e marrëdhënieve me publikun, transmeton Anadolu.

 

"Çdo natë, ata po publikojnë kasetat e një ndërtese që bie. Ata nuk duhet të publikojnë kaseta të tilla. Kjo është arsyeja pse ata po e humbin luftën e marrëdhënieve me publikun. Izraeli po e humb absolutisht luftën e marrëdhënieve me publikun", tha Trump në një intervistë për ‘The Hugh Hewitt Show’.

Read more ...


Mjeku izraelit: Të burgosurve nga Gaza iu prenë këmbët shkaku i lëndimeve nga prangat

Një mjek izraelit tha se dy të burgosurve palestinezë nga Rripi i Gazës iu janë prerë këmbët për shkak të lëndimeve të marra nga prangat gjatë ndalimit të tyre, transmeton Anadolu.

 

Mjeku në spitalin fushor të ngritur në kampin e paraburgimit Sde Teiman në shkretëtirën Negev, tha se të burgosurit palestinezë përballen me kushte të mjerueshme dhe shkelje të të drejtave të tyre.

Read more ...


“Ndaloje tani Joe”, bashkëshortja i kërkon Bidenit t’i japë fund luftës në Gaza

Sipas raportimeve, Jill Biden i ka kërkuar privatisht burrit të saj që t’i japë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe krizës në Gaza. Ndërsa fliste me një grup liderësh të komunitetit mysliman në Shtëpinë e Bardhë të martën, presidenti dyshohet se tha se zonja e parë i kishte thënë atij “të ndalojë, ndaloje tani, Joe”.


Joe Biden thuhet se e bëri vërejtjen pasi një mjek që kishte trajtuar të plagosurit në Gaza i shpjegoi atij se gruaja e tij nuk donte që ai të merrte pjesë në takim, sipas Salima Suswell, themeluese e Këshillit të Lidershipit Musliman të Zi, e cila ishte gjithashtu e pranishme.

Read more ...


Al-Az'har: Ata që etiketojnë Islamin me terrorizmin heshtin kundër Izraelit, i cili kryen terror në Gaza

Shejhu i Institucionit Al-Az'har në Egjipt, Shejh Ahmed al-Tayyib tha se ata që e lidhin fenë Islame me terrorizmin, kanë heshtur kundër regjimit sionist izraelit, i cili po terrorizon Rripin e Gazës që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

 

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Al-Azh'ar, Shejh Tayyib u takua në Kajro me presidentin e Parlamentit Arab të lidhur me Ligën Arabe, Adil al-Assumi. Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi në përgatitjen e raportit vjetor arab për monitorimin e përpjekjeve për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.

Read more ...


Kryeministri australian kërkon përgjegjësi nga Izraeli për vrasjen e aktivistes humanitare në Gaza

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, kërkoi përgjegjësi nga Izraeli për vrasjen e një punonjësi humanitar australian në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

 

"Australia pret përgjegjësi të plotë për vdekjet e punonjësve humanitarë, gjë që është plotësisht e papranueshme", tha kryeministri australian në një deklaratë për media.

Read more ...

XS
SM
MD
LG