Turqia reagon ndaj Dhomës së Përfaqësuesve të Kilit që njohu ngjarjet e vitit 1915 si "gjenocid"

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se vendimi i miratuar dje nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kilit për njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 si "gjenocid" është i pavlefshëm, transmeton Anadolu. Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet se parlamentet nuk kanë kompetencë të interpretojnë dhe gjykojnë historinë.
Në deklaratë thuhet se: "Vendimi i miratuar dje nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kilit për njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 si 'gjenocid' është i pavlefshëm".