Lidhje


Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vrarë, Mediazona fakton vdekjet e shkaktuara nga lufta

Më shumë se 50 mijë vdekje në radhët e ushtarëve rus ka raportuar një media ruse e cila ka mundur ti dokumentojë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Mediazona që në bashkëpunim me BBC-në, llogarit viktimat ruse të luftës, bazuar në vdekjet e regjistruara nga burime të hapura, tha në përditësimin e saj të fundit se 50,471 anëtarë të ushtrisë ruse kishin vdekur në luftë që nga fillimi i saj në shkurt 2022, raporton Radio Europa e Lirë.

Read more ...


A po i riformulon Gaza mardhëniet ndërmjet kombeve? /Irani kërcënon të sulmojë Jordaninë nëse "bashkëpunon" me Izraelin

Jordania do të jetë "objektivi i ardhshëm" i Iranit nëse "bashkëpunon" me Izraelin në mes të sulmeve iraniane me raketa dhe dronë kundër Izraelit, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars të dielën, ndërsa dy burime rajonale të sigurisë thanë se avionët jordanianë rrëzuan dhjetëra dronë iranianë që fluturonin nga Jordania veriore dhe qendrore drejt Izraelit.

Read more ...


Tensionet e përhapjes së një konflikti në shkallë më të gjerë/Biden pret së shpejti një sulm të Iranit kundër Izraelit

Presidenti amerikan, Joe Biden pret së shpejti një sulm iranian kundër Izraelit. Ai e paralajmëroi Iranin me fjalë të qarta. Ministria e Jashtme në Berlin kërkoi që gjermanët të largohen nga Irani.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden e pret shpejt një sulm të Iranit kundër Izraelit. Të premten ai tha, se pret që "kjo të ndodhë më shpejt e jo më vonë". Biden drejtoi një paralajmërim drejt lidershipit të Iranit. SHBA "do të mbështesin Izraelin, ne do të ndihmojmë të mbrojmë Izraelin dhe Irani nuk do të ketë sukses", theksoi presidenti amerikan. I pyetur nga media për mesazhin e tij për Iranin, ai tha shkurt: "Mos e bëni".

Read more ...


Gjermani, prezantuesja që bëri thirrje për bojkot ndaj produkteve izraelite pushohet nga puna

Prezantuesja Helen Fares që bëri thirrje për bojkot ndaj produkteve izraelite në Gjermani është pushuar nga puna, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë nga Institucioni i Radio Televizionit Jugperëndimor të Gjermanisë (SWR) thuhet se Fares u pushua nga puna për shkak se ajo ndau në llogarinë e saj në median sociale një aplikacion që përdoret për të bojkotuar produktet izraelite.

Read more ...


Qëlluan para qindra njerëzve duke festuar Fitër Bajramin në një park të Filadelfias Perëndimore, arrestohen 5 persona! 4 prej tyre ishin…

Pesë persona janë arrestuar, katër prej të cilëve janë të mitur, pas të shtënave të së mërkurës pasdite që në një park të Filadelfisë Perëndimore, gjatë festës së Fitër Bajramit, të mbushur me familje dhe fëmijë, thotë policia.

 

Të shtënat ndodhën rreth orës 14:30 në sheshin Clara Muhammad, ku rreth 1000 njerëz ishin mbledhur për festën, tha Komisioneri i Policisë së Filadelfias, Kevin Bethel gjatë një konference për shtyp.

Read more ...

XS
SM
MD
LG