Presidenti Iranian kërcënon Izraelin: "Nuk do të mbetet asgjë" nga Izraeli nëse sulmon përsëri Iranin

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha sot se nëse Izraeli kryen një tjetër sulm në territorin iranian, situata “do të jetë krejtësisht ndryshe” dhe “nuk do të mbetet asgjë nga regjimi sionist”, raporton Anadolu.
Duke iu drejtuar studentëve dhe mësuesve në Universitetin e Kolegjit Qeveritar në qytetin pakistanez Lahore, Raisi tha se Irani “dënoi” Izraelin për sulmin e tij ndaj Konsullatës iraniane në Siri, duke iu referuar sulmit me dronë dhe raketa të 14 prillit ndaj Izraelit.